☁️
Tiranë 8°C · Vranët 12 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 96.39 ▲0.69%
ARI 5,084 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,207 ▼ -0.69% ETH $2,064 ▼ -0.31% XRP $1.3747 ▼ -1.17% SOL $86.4900 ▼ -1.14%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.39 ▲0.69 % ARI 5,084 ▼0.81 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.39 ▲0.69 % ARI 5,084 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Politika

Shoqeria civile kunder vendimit te Kuvendit

Organizatat e shoqërisë civile: Imuniteti garant i fjalës së lirë, jo pengesë për organet e drejtësisë

Organizata të shoqërisë civile në vend, reaguan mbi vendimin e Kuvendit, lidhur me rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Përmes një deklarate të përbashkët, të nënshkruar nga 10 organizata të shoqërisë civile, ata nënvizuan rëndësinë e parimit të barazisë para ligjit.

“Vendimi i sotëm vjen në një moment kur pritshmëritë e publikut shqiptar janë të qarta: qytetarët presin që çdo dyshim për vepra penale veçanërisht në nivelet më të larta të qeverisjes, të hetohet me shpejtësi, pa pengesa dhe në mënyrë të paanshme nga institucionet e drejtësisë, në respekt të parimit, të gjithë të barabartë para ligjit”, theksuan organizatat e shoqërisë civile.

Në këtë kontekst, organizatat e shoqërisë civile theksuan se “imuniteti parlamentar nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si mburojë ndaj zbatimit të masave të sigurisë, në kuadër të një procesi penal. Ai është konceptuar për të garantuar lirinë e fjalës dhe votës së deputetit, e jo për të penguar organet e drejtësisë për një hetim të plotë, të gjithëanshëm dhe efikas të dyshimeve të lidhura me kryerjen e veprave penale”.

Sipas tyre parimi i barazisë para ligjit kërkon që çdo zyrtar publik, pavarësisht funksionit politik, të jetë i hapur ndaj verifikimit të drejtësisë.

“Ndjekja efektive e korrupsionit, përfshirë rastet e nivelit të lartë, është një kusht i domosdoshëm për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, nënvizuan organizatat e shoqërisë civile.

Sipas tyre, çdo pengesë institucionale ndaj drejtësisë vonon rrugëtimi drejt BE-së.

Ata i bënë thirrje institucioneve që të “të garantojnë që çdo proces hetimor dhe masat që janë të nevojshme përgjatë tij, të mund të zhvillohet pa pengesa institucionale; të shmangin çdo interpretim politik të proceseve të drejtësisë që i japin atribute gjyqësore Kuvendit në tejkalim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve; të forcojnë standardet e transparencës dhe të llogaridhënies në jetën publike”.

Organizatat e shoqërisë civile kërkuan nga organet e drejtësisë të vijojnë punën me vendosmëri dhe profesionalizëm, duke dëshmuar se pavarësia e tyre është e pacenueshme nga vullneti i mazhorancave politike.

“Publiku shqiptar pret që institucionet të dëshmojnë se askush nuk është mbi ligjin dhe se reforma në drejtësi mbetet një proces i pakthyeshëm në rrugën europiane të vendit.

“Shoqëria civile mbetet e angazhuar në monitorimin e këtij procesi dhe në mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës, duke kërkuar që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë, pavarësisht fuqisë apo pozicionit politik”, nënvizuan organiztata e shoqërisë civile.

Deklarata u nënshkrua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH); Albanian Woman in Audiovisual (AËA); Qendra Shqiptare për Kërkim Ekonomik (ACER); Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCIDEV); Qëndresa Qytetare; Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM); Instituti për Studime Politike (ISP); Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA); Together for Life; Instituti Shqiptar i Shkencës

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.