☁️
Tiranë 15°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,028 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,033 ▼ -0.63% ETH $2,319 ▼ -0.99% XRP $1.2793 ▼ -1.74% SOL $100.6400 ▼ -0.82%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,028 ▲0.49 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,028 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Shoqërohen në polici 37 persona gjatë “Vidovdanit” për thirrje që nxisnin urrejtje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se manifestimet e “Vidovdanit”, të mbajtura më 28 qershor, kanë përfunduar pa incidente serioze, ndërsa 37 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim për shkak të thirrjeve provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes.

Në njoftimin zyrtar, Policia tha se kishte ndërmarrë me kohë masa planifikuese dhe operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar gjatë zhvillimit të aktiviteteve.

Sipas autoriteteve policore, masat përfshinë koordinim ndërmjet departamenteve dhe rajoneve policore, si dhe veprime parandaluese dhe operativo-hetimore, me qëllim që manifestimet në lokacionet e parashikuara të zhvilloheshin qetë dhe pa probleme.

“Referuar informacioneve nga njësitet e angazhuara policore në terren, nuk është raportuar ndonjë rast që ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 37 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën me thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore”, thuhet në njoftim.

Policia bëri të ditur gjithashtu se një personi i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Sipas njoftimit, të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa pas intervistimit 37 personat janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit gjyqësor.

Autoritetet policore shtuan se pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites, pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.

Në fund, Policia e Kosovës falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, duke ritheksuar përkushtimin për garantimin e rendit, sigurisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës për të gjithë qytetarët pa dallim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.