🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.59 ▲0.16%
ARI 4,693 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,491 ▲ +2.81% ETH $2,140 ▲ +4.04% XRP $1.3351 ▲ +2.59% SOL $81.4300 ▲ +2.49%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.59 ▲0.16 % ARI 4,693 ▲0.18 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.59 ▲0.16 % ARI 4,693 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shoqërohet në Polici biznesmeni Nikollaq Neranxi

Gazeta Express mëson se biznesmeni Nikollaq Neranxi i cili u njoftua nga policia e Tiranës se ishte shpallur në kërkim, sapo është shoqëruar nga efektivët.

Në një bisedë telefonike me Express, Neranxi tha se nuk është në kërkim, dhe se ndodhej në furgonin e policisë ku po shoqërohej për në komisariatin numër 6. Biznesmeni thotë se nuk e di arsyen përse është shoqëruar. Ndërsa i pyetur nga Express nëse ka ofenduar dhe sharë efektivët blu, siç u tha në një njoftim të mëparshëm zyrtar të policisë, Neranxi theksoi se jo vetëm që nuk ka ofenduar, por nuk di as ta bëj një gjë të tillë.

“Unë nuk di të ofendoj, e kam edukatë trashëguar nga prindërit”, tha biznesmeni për Express.

Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht këtë të shtunë, se Neranxi ofendoi dhe shau patrullën në një rrugë dytësore në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë aty ishin parkuar në një vend të palejuar, disa makina të kompanisë së Neranxit, ndaj të cilave ka nisur të vendosë gjoba. Neranxi – vijonte më tej njoftimi –  kundërshtoi këtë fakt duke ofenduar, arsye për të cilën policia tentoi ta shoqërojë. Në këtë moment – thekson policia – kanë ndërhyrë rojet e biznesmenit dhe Neranxi mundi të largohej.

Më herët u shoqëruan në komisariat 2 rojet e tij.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.