Bota

Shpallen markat më të fuqishme kineze të vitit 2019

Të dielën u zhvillua në Pekin ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Markave më të Fuqishme Kineze të Vitit 2019, të dhëna nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Kryetari i CMG-së Shen Haixiong u ndau çmimet kompanive përkatëse.

Në këtë aktivitet u përzgjodhën 100 markat model më të fuqishme kineze të vitit 2019, që janë marka përfaqësuese kineze me një histori të gjatë dhe me një teknologji të lartë. Këtu përfshihen “China Mobile”, Korporata e Shkencës dhe e Teknologjisë Hapësinore e Kinës, CRRC, Korporata Kombëtare e Naftës e Kinës, Grupi “Alibaba”, “Tencent”, “Suning”, “Yunnan Baiyao” etj.

U përzgjodhën gjithashtu edhe 10 markat model më të fuqishme kineze të vitit 2019, që janë ndërmarrje drejtuese në fushat e tyre përkatëse. Ato janë CRRC, “China Mobile”, Korporata e Shkencës dhe e Teknologjisë Hapësinore e Kinës, “Geely Auto”, “Alibaba”, “Moutai”, “Wahaha”, “Gree”, “Tencent” dhe “Weichai”.

10 markat e reja më të fuqishme të vitit 2019 janë DJI, “Trumpchi”, “Fantawild”, “Junlebao”, “Kuaishou”, “Douyin”, JD, “Pinduoduo”, “SF Express” dhe “Siasun”. Ata përfaqësojnë rritjen e shpejtë të forcës së markave kineze në fushat dhe sektorët e rinj.

“Huawei” fitoi çmimin e “Markës së lavdishme kineze” të këtij viti. Kjo kompani ka synuar përparimet e risitë teknologjike, duke arritur nivelin e përparuar botëror në teknologjinë 5G dhe duke zënë një vend kryesor në sektorin e smartfonave të nivelit të lartë në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button