⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.48%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,394 ▲0.91%
NAFTA 96.01 ▼0.47%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.86% ETH $2,289 ▲ +1.85% XRP $1.2784 ▲ +2.81% SOL $93.2800 ▲ +1.95%
S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Shpallet epidemi në disa komuna të Shkupit për shkak të përhapjes së “Etheve të Nilit perëndimor”

Zlatko Arsienievski nga Qendra e Shëndetit Publik Shkup informoi se dje u shpall epidemi në disa komuna të prekura të qytetit të Shkupit, si Kisella Voda, Gazi Babë, Aerodrom, Butel dhe Ilinden, si dhe në vendbanimet e prekura Draçevë, Përzhinë, Lisiçe e Poshtme, Kadino dhe Jurumleri.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se kjo nuk është një sëmundje e re ajo ka qenë e pranishme edhe gjatë viteve të mëparshme.

Po e informojmë publikun në kohë dhe në mënyrë transparente për situatën me ethet e Nilit Perëndimor. Kjo nuk është një sëmundje e re; ajo ka qenë e pranishme edhe gjatë viteve të mëparshme, ndërsa këtë vit, për shkak të situatës aktuale epidemiologjike, numrit të rasteve të konfirmuara dhe aktivitetit të virusit, u paraqit nevoja për një reagim më të fuqishëm institucional. Po e ndjekim situatën në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Qendrat e Shëndetit Publik, Komisionin për Sëmundje Infektive dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive, me qëllim që rastet të identifikohen dhe të trajtohen në kohë, si dhe të parandalohet shfaqja e rasteve të reja”, theksoi Andovski.

Ai porositi se nuk ka vend për panik, por nevojiten kujdes dhe përgjegjësi, përkatësisht qytetarët duhet të ndërmarrin masa për mbrojtje personale, të veshin rroba të përshtatshme dhe të shmangin vendet ku ekspozimi ndaj mushkonjave është më i madh.Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë ta informojë publikun në kohë dhe në mënyrë transparente për të gjitha ndryshimet relevante në situatën lidhur me këtë sëmundje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.