☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,769 ▲0.06%
DOW 51,855 ▼0.37%
NASDAQ 27,243 ▲0.45%
NAFTA 91.21 ▼1.26%
ARI 4,360 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,000 ▼ -0.07% ETH $2,733 ▼ -0.85% XRP $1.5531 ▲ +3.13% SOL $116.4700 ▼ -1.87%
S&P 500 7,769 ▲0.06 % DOW 51,855 ▼0.37 % NASDAQ 27,243 ▲0.45 % NAFTA 91.21 ▼1.26 % ARI 4,360 ▼0.55 % S&P 500 7,769 ▲0.06 % DOW 51,855 ▼0.37 % NASDAQ 27,243 ▲0.45 % NAFTA 91.21 ▼1.26 % ARI 4,360 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kosova

Shpallet i pafajshëm kryeinspektori Bedri Halimi në rastin “Brezovica”

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Bedri Halimi, është shpallur i pafajshëm në rastin e njohur si “Brezovica”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i tij, Haxhi Millaku, i cili ka bërë të ditur se aktgjykimi ndaj Halimit është shpallur sot.

Me këtë vendim përfundon procesi gjyqësor ndaj Halimit në kuadër të rastit “Brezovica”, ndërsa detajet dhe arsyetimi i plotë i aktgjykimit pritet të bëhen të ditura pas publikimit të vendimit.

Bedri Halimi ishte arrestuar në janar të vitit 2022 në kuadër të aksionit “Brezovica”, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra të tjera penale.

Halimi ishte përballur edhe më herët me aktakuzë lidhur me ndërtimet pa leje në Prevallë, por edhe në atë rast ishte shpallur i pafajshëm.

Pas disa vitesh proces gjyqësor, Halimi është shpallur i pafajshëm edhe në rastin “Brezovica”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.