☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,622 ▲0.93%
DOW 51,686 ▲0.44%
NASDAQ 26,381 ▲1.55%
NAFTA 100.34 ▼2.04%
ARI 4,410 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,752 ▲ +1.48% ETH $2,470 ▲ +3.24% XRP $1.3056 ▲ +2.49% SOL $101.0500 ▲ +4.05%
S&P 500 7,622 ▲0.93 % DOW 51,686 ▲0.44 % NASDAQ 26,381 ▲1.55 % NAFTA 100.34 ▼2.04 % ARI 4,410 ▲0.51 % S&P 500 7,622 ▲0.93 % DOW 51,686 ▲0.44 % NASDAQ 26,381 ▲1.55 % NAFTA 100.34 ▼2.04 % ARI 4,410 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

Shpallet në kërkim 41-vjeçari që ndryshoi emrin me dokument fals, pezullohen dy punonjës të Gjendjes Civile

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin e koduar “Identiteti”, në kuadër të të cilit është ekzekutuar masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për dy persona, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në kuadër të operacionit, masa e sigurisë është ekzekutuar për O. O., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse e një njësie administrative në Tiranë, si dhe për A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Sipas hetimeve, dyshohet se një shtetas me inicialet D. I. ka aplikuar për ndryshimin e emrit të tij, duke përdorur një dokument identifikimi të falsifikuar. Ndërkohë, O. O. dhe A. K. dyshohet se kanë kryer procedurat në vijim të këtij aplikimi, pa kryer verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin e paraqitur.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim D. I., alias I. K., alias I. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Policia bën me dije se po punohet për kapjen e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.