☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.43 ▼3.54%
ARI 3,916 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,398 ▲ +0.7% ETH $2,294 ▲ +1.16% XRP $1.2552 ▲ +0.09% SOL $95.0200 ▼ -0.67%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.43 ▼3.54 % ARI 3,916 ▲0.43 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.43 ▼3.54 % ARI 3,916 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA vazhdon kufizimet e vizave për zyrtarët palestinezë

UASHINGTON, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjatur masat për refuzimin e vizave për zyrtarë të Autoritetit Palestinez (PA) dhe anëtarë të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), një javë përpara nisjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sipas “The Times of Israel”, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe palestinezë, mes personave të cilëve u është refuzuar viza është edhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas.

Ai pritej të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Edhe vitin e kaluar SHBA-ja i refuzoi presidentit Abbas vizën për të marrë pjesë në takimin e OKB-së, duke bërë që presidenti palestinez t’u drejtohej liderëve përmes lidhjes me video.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se PLO-ja dhe Autoriteti Palestinez nuk kanë përmbushur angazhimet e tyre për të kërkuar paqen.

“Është në interesin tonë kombëtar të vendosim pasoja dhe të mbajmë përgjegjëse PLO-në dhe PA-në për glorifikimin e terrorizmit”, thuhej në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Megjithatë, misioni palestinez në OKB përjashtohet nga kufizimet e vizave. Palestina ka statusin e shtetit vëzhgues në OKB dhe nuk është anëtare e plotë e organizatës.

Autoriteti Palestinez, i drejtuar nga Abbas, administron pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar, ndërsa PLO-ja shërben si përfaqësuesi zyrtar i palestinezëve në nivel ndërkombëtar. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.