☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,715 ▼ -1.44% ETH $2,218 ▼ -0.77% XRP $1.3308 ▼ -1.3% SOL $82.4200 ▼ -2.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Shpenzimet e kandidatëve për president, Clinton mund Trump 83-70

Publikimi i shpenzimeve elektorale nga dy kandidatët për president në SHBA, Hillary Clinton e Donald Trump, gjatë këtyre muajve, mund të ndikojë shumë në elektorat. Me afrimin e datës së zgjedhjeve, çdo lajm i ri mund të bëjë diferencën duke parë pavendosmërinë e votuesve. Ndonëse Hillary duket se është në epërsi në sondazhe, kundërshtari i saj nuk garanton fitoren dhe lajmi se është ajo që ka shpenzuar më shumë, nuk duket se premton për mirë në fushatën e saj.

Në të dhënat e publikuara nga Komisioni Federal për zgjedhjet, Hillary Clinton ka shpenzuar 83 milionë dollarë, ndërsa Trump ka ndaluar te vetëm 70 milionë. Në muajt e fundit, ndoshta për shkak të skandaleve që kanë sjellë një mosmarrëveshje me partinë e tij, miliarderi ka dyfishuar investimet në reklama. Për blerjen e hapësirës në media, Hillary ka shpenzuar thuajse 76 milionë dollarë, ndërsa republikani, duke u bazuar te strategjia e ‘low cost’, ka shpenzuar 23 milionë në një spot komercial vetëm në muajin shtator.

Një tjetër diferencë është sigurisht numri i personave në bordero: kandidatja paguan 800 persona kundrejt vetëm 350 punonjësve dhe këshilltarëve të Trump. Kohët e fundit, kandidati republikan është interesuar vetëm në sondazhe duke investuar një total prej 1.7 milionë dollarë vetëm në muajin shtator në pesë studime të ndryshme në sondazhe.

Për sa u takon menaxherëve të fushatës së tyre elektorale, Clinton ka paguar Roby Mook,  153 mijë dollarë, ndërsa ish-drejtuesi i Trump, Corey Lewandowski, është paguar 540 mijë dollarë. Edhe pse është ajo që ka shpenzuar më shumë, Clinton arrin të tërheqë më shumë donacione: në muajin e fundit, ka grumbulluar 154 milionë dollarë, ndërsa rivali i saj ka mbledhur 100 milionë.

Përveç këtyre shifrave, kandidatët gëzojnë edhe donacione private nga ana e grupeve aktive politike. Kandidatja demokrate, ka pasur mbështetjen e Donald Sussman, rivali milioner i Trump, me një donacion prej 6 milionë dollarë. Ndërkohë, “NextGen Climate Action Committee”, ka dhënë për fushatën e kandidates 20 milionë dollarë, 18 nga të cilat janë dhunuar vetëm nga Tom Steyer, aktivist ambientalist. Nga ana tjetër, grupet politike nuk kanë qenë aq bujare me Trump: në shtator, një nga grupet “Make America Number One”, ka grumbulluar vetëm 2 milionë dollarë falë themeluesit Bernie Marcus.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.