🌧️
Tiranë 18°C · Shi i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 92.80 ▼1.91%
ARI 4,326 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,529 ▲ +1.14% ETH $2,695 ▲ +1.02% XRP $1.5472 ▲ +4.71% SOL $117.6500 ▲ +3.26%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.80 ▼1.91 % ARI 4,326 ▲0.66 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.80 ▼1.91 % ARI 4,326 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Kronika

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Dy persona janë arrestuar në Lushnjë, të dyshuar për shpërndarje të kokainës në qytet. Pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, sekuestroi rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, municion luftarak, peshore elektronike, grirëse bimësh narkotike dhe 6 celularë.

Në kuadër të operacionit u arrestuan E. Sh., 31 vjeç, i cili shpërndante doza kokaine duke përdorur motomjetin me të cilin shpërndante porosi ushqimi, dhe S. Gj., 39 vjeç, i dyshuar gjithashtu për shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti sasi të konsiderueshme kokaine, fishekë për armë zjarri, pajisje për ndarjen e dozave dhe disa celularë.

Policia njofton se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.