🌧️
Tiranë 18°C · Shi i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 92.68 ▼2.04%
ARI 4,330 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,678 ▲ +1.55% ETH $2,697 ▲ +1.54% XRP $1.5509 ▲ +5.75% SOL $117.7100 ▲ +3.81%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.68 ▼2.04 % ARI 4,330 ▲0.74 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.68 ▼2.04 % ARI 4,330 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Kronika

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mesditën e së enjtes në fshatin Manati të Lezhës. Nga veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, babë e bir, dhe punonjësit të një servisi, Danjel Pikuli.

Sipas të dhënave, babë e bir kishin dërguar automjetin për riparim dhe janë konfliktuar për pagesën e shërbimit të makinës. Kjo dyshohet se ka sjellë përplasjen me punonjësin e servisit, e cila më pas ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë, Danjel Pikuli ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, dy personat e dyshuar për ngjarjen janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim. Uniformat blu po vijojnë kontrollet për kapjen e tyre, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.