🌫️
Tiranë 15°C · Mjegull 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,668 ▲ +0.93% ETH $2,492 ▲ +0.33% XRP $1.4045 ▲ +0.77% SOL $109.6700 ▲ +0.15%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 9 persona, 3 në kërkim

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Cleaning 4”, i zhvilluar për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në qytetin e Kavajës. Si rezultat i operacionit janë arrestuar 9 shtetas, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni u realizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forca Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Hetimet kishin nisur prej disa muajsh dhe janë zhvilluar me metoda speciale, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Sipas Policisë, të arrestuarit, të moshave 20 deri në 48 vjeç dhe banues në Kavajë, dyshohet se vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin për shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave të qytetit.

Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, si dhe disa telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Ndërkohë, Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.