☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,740 ▲0.27%
DOW 52,166 ▲1.06%
NASDAQ 26,666 ▼0.1%
NAFTA 96.50 ▲2.77%
ARI 4,175 ▲1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,436 ▲ +0.96% ETH $2,446 ▲ +0.53% XRP $1.3420 ▲ +0.81% SOL $105.9200 ▲ +1.26%
S&P 500 7,740 ▲0.27 % DOW 52,166 ▲1.06 % NASDAQ 26,666 ▼0.1 % NAFTA 96.50 ▲2.77 % ARI 4,175 ▲1.64 % S&P 500 7,740 ▲0.27 % DOW 52,166 ▲1.06 % NASDAQ 26,666 ▼0.1 % NAFTA 96.50 ▲2.77 % ARI 4,175 ▲1.64 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kronika

Shpërthim në Lushnje, shkon në dy numri i të vdekurve, mes të plagosurve deputeti i PS, Çela

Në Shqipëri, rëndohet bilanci i shpërthimit të ndodhur pasdite pak pas orës 16.00, në një kapanon në ndërtim, në zonën industriale të qytetit të Lushnjës, ku fillimisht u njoftua për një të vdekur dhe 8 të plagosur. Si pasojë e djegieve masive, kryesisht në pjesën e sipërme të trupit, ka humbur jetën dhe një i dytë.

Bëhet fjaë për Landi Verçanin dhe djalin e tij, Elidon, i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin e plastikës në Tiranë. Mes të plagosurve është dhe deputeti socialist Bujar Çela, në pronësi të të cilit, mendohet të ketë qenë dhe kapanoni ku ka ndodhur shpërthimi.

Sipas policisë, shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të një vinçi, i cili aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë, duke provokuar dhe shpërthimin.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dha një version pak më të ndryshëm, ndonëse duke saktësuar se bëhej fjalë për të dhëna paraprake. “Dyshohet të ketë ndodhur një shpërthim i shkaktuar ndoshta për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë. Si pasojë e këtij kontakti dhe shkarkimit të rrymës së tensionit të lartë, duhet të ketë shpërthyer një mjet eskavator që po kryente punimet në atë zonë”, u shpreh zoti Balla

Ndërsa sipas një versioni të tretë, në majën e vinçit mendohet të jetë improvizuar një kafaz ku gjendeshin bombola për pajisje saldimi dhe shpërthimi mund të ketë ardhur prej tyre. Nga pamjet filmike, të marra nga disa kamera në zonë, duket një shpërthim flakësh në lartësi e më pas një top i zjarrtë që nga lartësia bie në tokë. Do të jenë hetimet ato që pritet të zbulojnë shkakun e vërtetë të ngjarjes.

Deputeti socialist Çela, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Lushnje dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet, së bashku me një tjetër të plagosur në gjendje të rëndë. Ky i fundit, një 41 vjeçar, ka marrë dëmtime në kokë dhe i është nështruar një operacioni. Gjendja e tij, sipas mjekëve është stabël. Po ashtu dhe ajo e deputetit Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje të dytë, pasi dyshohet që për shkak të plagëve të marra në bark, të ketë mbetje nga shpërthimi dhe në pjesën e brendshme. Të plagosurit e tjerë kanë marrë trajtimin mjekësor në spitalin e qytetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.