Aksident fatal në Berat, humb jetën 55 vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Perondi, në Berat.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 20:30, shtetasi Sh. D., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin A. B., 55 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, 55-vjeçari ka humbur jetën.
Polica njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.