☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.33 ▼0.42%
ARI 5,101 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $72,322 ▲ +3.1% ETH $2,125 ▲ +3.03% XRP $1.4295 ▲ +3.24% SOL $89.7300 ▲ +3.53%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.33 ▼0.42 % ARI 5,101 ▼0.48 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.33 ▼0.42 % ARI 5,101 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shpërthim në uzinën e Ballshit, dyshohet për 4 viktima e 7 të plagosur

Rafineria e naftës në Ballsh u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës. Rreth orës 22:00 shpërthimi i një valvule të një pompe hidrogjeni bëri që në rafineri të ketë edhe flakë të mëdha.

Nga informacionet zyrtare të policisë deri në orët e para të mëngjesit, një punëtor ka humbur jetën. Ai është Shkëlqim Muça. Pesë punëtorë të tjerë u plagosën, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Dy nga tre të plagosurit ndodhen në Spitalin e Ballshit, një në Spitalin e Fierit ndërsa dy u dërguan në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Në momentin që ndodhi shpërthimi mësohet se në turn kanë qenë 11 punëtorë. Gazetari ynë në vendngjarje thotë se dyshohet për viktima të tjera. Sipas tij, edhe 3 punëtorë të tjerë kanë humbur jetën në repartin e hidro-pastrimit, duke e çuar numrin e viktimave në 4, ndërsa edhe numri i të plagosurve ka shkuar në 7.

Bllokimi i valvulës së njërës prej pompave të hidrogjenit që shkaktoi shpërthimin, mësohet se është një rast i përsëritur, pasi edhe në të kaluarën kanë ndodhur aksidente të tilla, por jo në këto përmasa.
Shumë familjarë të personave që punojnë në uzinë rrethuan hyrjen duke pritur mes ankthit për të afërmit e tyre.

Forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që grupi hetimor po kryen veprime në vendin e ngjarjes për shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Atje mbërriti edhe ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Rafineria e Ballshit rifilloi nga puna javë më parë. Atje janë të punësuar rreth 1200 persona, të cilëve iu paguan edhe pagat e prapambetura me rifillimin e punës në këtë uzinë, që është edhe sektori i vetëm ku mbështetet qyteti i Ballshit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.