☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 85.82 ▲2.56%
ARI 3,658 ▲2.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,598 ▲ +1.37% ETH $1,731 ▲ +1.96% XRP $0.9646 ▲ +0.59% SOL $72.8800 ▲ +2.42%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.82 ▲2.56 % ARI 3,658 ▲2.61 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.82 ▲2.56 % ARI 3,658 ▲2.61 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Greqia

Shpëtohen 187 refugjatë dhe emigrantë në Kretë dhe Gavdos brenda pak orësh

Një dron i Frontex-it zbuloi dy gomone pranë Gavdosit me rreth 95 persona; operacione të tjera shpëtimi u zhvilluan në jug të Kretës, në Limenet e Mirë

Operacionet e shpëtimit të emigrantëve në jug të Kretës dhe në Gavdos janë të njëpasnjëshme, siç njofton gazeta greke Efsyn. Sipas njoftimeve të Rojës Bregdetare, brenda pak orësh janë kryer disa operacione dhe janë shpëtuar gjithsej 187 refugjatë dhe emigrantë.

Konkretisht, një mjet ajror pa pilot i Frontex-it zbuloi dy gomone në det të hapur pranë Gavdosit, në të cilat ndodheshin rreth 95 emigrantë, të cilët u transportuan në portin e Paleohorës së Haniasë.

Më pas u shpëtuan 53 emigrantë nga një gomone e zbuluar në jug të Limeneve të Mirë (Kaloi Limenes), me ndihmën e dy cisternave që lundronin pranë; ata u transportuan në portin e Agia Galinit.

Po nën koordinimin e Rojës Bregdetare, me një anije të Frontex-it, u shpëtuan edhe 39 emigrantë të tjerë, nga një gomone e zbuluar në të njëjtin vend, të cilët u transportuan në portin e Limeneve të Mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.