☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 101.19 ▼1.21%
ARI 4,345 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,358 ▲ +0.61% ETH $2,437 ▲ +1.47% XRP $1.2945 ▼ -0.06% SOL $99.4900 ▲ +2.42%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.19 ▼1.21 % ARI 4,345 ▼0.98 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.19 ▼1.21 % ARI 4,345 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

Shpëtoi jetë prej katastrofës së zjarreve në Greqi, flet shqiptari pas takimit me Cipras

Ervin Cenga është shqiptari që mori shtetësinë greke, me motivacionin se ndihmoi të rrezikuarit nga zjarri në Mati të Greqisë në 24 korrik.

Në një intervistë për ERT Cenga tregon se ka rreth 22 vjet në Nea Makri, që fëmijë. Ai tha se ka krijuar familje dhe punon tek varkat. Duke treguar për ditën e tragjedisë, Cenga thotë se sapo mori vesh për zjarret që kishin pushtuar vendin shkoi në port, mori varkën dhe u nis për të ndihmuar.

“Mora varkën time dhe fola me Janin, bashkëpunëtorin tim që kishte ikur aty i pari. Hodha disa shishe ujë ne varke dhe ika me nxitim aty ku kishte kaos, ne Mati. Nuk arrija dot ne breg, era e fuqishme sillte peme te djegura, frynte ere e çmendur dhe situata ishte shume e vështire. Nuk i numërova njerëzit qe transportova me varken time, ishte një nate e frikshme, por rreth 50 veta kaloja nga bregu i Matit deri ne anijet e flotes bregdetare qe ishin me thelle ne det”, shprehet shqiptari.

Ervin Cenga thotë se ndihet shumë mire që ka marrë shtetësinë greke, gjë që do të ndikojë pozitivisht në jetën e familjes së tij.

“Unë jetoj kaq vite ketu, dua te jetoj ne Greqi dhe shtetësia është një aset i merituar. Jo sepse bera ate qe bera, nuk ka lidhje me aktin e asaj nate, por sepse jam shume vite dhe se është vendim i drejte”, thotë ai në ERT.

Ndërkaq banorët grekë në Mati kanë reaguar të pakënaqur, pasi në fakt ata propozuan një tjetër shqiptar për të marrë shtetësinë greke. Gjatë takimit me kryeministrin Alesks Tsipras, ata falenderuan publikisht shqiptarin Agim Cufe për ndihmën e pakursyer që iu dha rreth 100 banorëve të rrezikuar, ndërsa sot janë të surprizuar, pasi edhe pse Tsiprasit i përmendën emrin e tij, shtetësinë e merr një shqiptar tjetër. /Balkanweb/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.