☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 100.92 ▼1.47%
ARI 4,349 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,518 ▲ +0.79% ETH $2,447 ▲ +1.79% XRP $1.3026 ▲ +0.55% SOL $100.0400 ▲ +2.76%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.92 ▼1.47 % ARI 4,349 ▼0.88 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.92 ▼1.47 % ARI 4,349 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Italia heq taksën e automjeteve për makinat e vogla dhe të mesme dhe motoçikletat

ROMË, 17 shtator /ATSH – AA/ – Qeveria italiane ka njoftuar heqjen e taksës së automjeteve për makinat e vogla dhe të mesme dhe motoçikletat, si pjesë e përpjekjeve për të ulur barrën tatimore të qytetarëve.

“Sot, në Këshillin e Ministrave, miratuam heqjen e taksës së automjeteve për makinat me fuqi të vogël dhe të mesme, deri në 80 kW dhe për motoçikletat, me përjashtimin nga taksa që zbatohet për një automjet për çdo qytetar”, njoftoi kryeministrja Giorgia Meloni në rrjetin social amerikan X.

Ajo riafirmoi se qeveria kishte zgjedhur të shndërronte një pjesë të burimeve të përdorura deri më tani për të përballuar çmimet e larta të karburanteve “në një masë të thjeshtë dhe strukturore”, që synon kryesisht ata që përdorin shpesh makina dhe motoçikleta në jetën e përditshme.

“Një zgjedhje konkrete. Po heqim një nga taksat më të papëlqyera nga italianët dhe po vazhdojmë rrugën e uljes së barrës tatimore. Ndërsa të tjerët flasin për taksa mbi pasurinë, ne po heqim një taksë mbi pronën”, shtoi ajo.

Agjencia e lajmeve ANSA raportoi se masa zbatohet për të gjitha motoçikletat dhe më shumë se 70 për qind të makinave që aktualisht qarkullojnë në rrugë, duke përfshirë në total rreth 14,5 milionë automjete.

Sipas dekretit të miratuar nga kabineti, përjashtimi nga taksa e automjeteve do të përfshijë makinat me fuqi deri në 80 kW, duke filluar nga viti 2027.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.