☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,601 ▼0.24%
DOW 52,541 ▲0.1%
NASDAQ 25,357 ▼0.43%
NAFTA 86.48 ▼0.06%
ARI 3,893 ▼2.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,472 ▼ -2.86% ETH $2,001 ▼ -2.55% XRP $1.0253 ▼ -2.88% SOL $81.0700 ▼ -3.48%
S&P 500 7,601 ▼0.24 % DOW 52,541 ▲0.1 % NASDAQ 25,357 ▼0.43 % NAFTA 86.48 ▼0.06 % ARI 3,893 ▼2.69 % S&P 500 7,601 ▼0.24 % DOW 52,541 ▲0.1 % NASDAQ 25,357 ▼0.43 % NAFTA 86.48 ▼0.06 % ARI 3,893 ▼2.69 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Politika

“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshime

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore nga Partia Socialiste, Damjan Gjiknuri, në një intervistë me A2 CNN, ftoi sërish opozitën të ulet në tryezë dhe të vijojë punën. Gjiknuri pohoi se opozitën do ta presin deri më 30 nëntor, ndërsa më tej do t’i miratojnë të vetëm ndryshimet për zgjedhjet vendore.

“Ne jemi në pritje të çdo lloj mundësie të fundit dhe do të bëjmë çmos që, ashtu siç e kemi thënë, gjithçka ta kalojmë me konsensus. Por shfaqja e fundit dhe bojkotimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk të japin shumë shpresë. Nisur nga një sebep, unë do ta quaja sebep të tyre për ta braktisur komisionin, me pretendimin se ajo që po bënim ne ishte e padakordësuar, kur ndryshimi që ne po propozonim, krahas çështjeve të tjera të cilat patjetër do t’i diskutojmë së bashku, kishte të bënte me implementimin e ligjit të ri për ndarjen administrative-territoriale, sa i përket formulës së shpërndarjes së mandateve për këshilltarët”, tha Gjiknuri.

“Megjithatë, unë shpresoj deri në fund te kompromisi. Unë e kam thënë për sistemin: sistemi nuk është një rekomandim i ODIHR-it. Kërkon një diskutim shumë më të gjerë. Ne jemi të hapur për çdo lloj formule për sistemin, por edhe ne kemi shprehur propozimin tonë, kundërpropozimin tonë”.

“Nëse do të marrim në konsideratë kërkesën dhe dëshirën e tyre për lista proporcionale kombëtare të hapura, atëherë duhet rishikuar edhe numri i deputetëve dhe duhet bërë një reformë më e gjerë kushtetuese, sepse është edhe çështje e stabilitetit të qeverisjes në parlament dhe e raportit me institucionet e tjera. Kjo do të kërkonte një komision të reformës kushtetuese, ku ky komponent, pra elementi i sistemit zgjedhor, do të ishte shumë i rëndësishëm.

Për sa u përket çështjeve të tjera, unë nuk dua të them se çfarë do të bëjmë. Po pres datën 30 nëntor dhe më pas do ta shikojmë. Një gjë është e sigurt: ndryshimet për zgjedhjet vendore do t’i bëjmë patjetër, sepse nuk mund të vëmë në rrezik përgatitjen e zgjedhjeve vendore për shkak të bojkotit apo pengesave në Komisionin e Reformës Zgjedhore”.

I pyetur nëse ndryshimet do të bëhen edhe pa Partinë Demokratike, në rast se deri më 30 nëntor palët nuk bien dakord, Gjiknuri u përgjigj: “Ndryshimet, patjetër. Ato që kanë të bëjnë me zgjedhjet vendore duhet të bëhen, sepse ndryshe do të kemi pamundësi të shpërndarjes së mandateve ose do të kemi paligjshmëri në formulën e shpërndarjes së mandateve për këshilltarët bashkiakë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.