Ekonomia

Shqipëri- BERZH, publikohet plani për më shumë mbështetje ndaj sektorit të agrobiznesit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe qeveria shqiptare kanë konfirmuar qëllimin e përbashkët për të punuar në përmirësimin e ndërmjetësimit financiar për agrobizneset.

Drejtori i Zyrës së BERZH në Tiranë, Christoph Denk dhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujerave, Edmond Panariti, nënshkkruan të premten në Tiranë një Letër Interesi, si një hap i rëndësishëm drejt finalizimit të një Faciliteti Financimi për Mbështetjen e Agrobiznesit.

Në një njoftim për shtyp, BERZH bën të ditur se, Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe të pashfrytëzuara në fushën e agrobiznesit. Por, fragmentimi, informaliteti dhe aksesi i limituar në financim, përbëjnë pengesë për realizimin e këtyre potencialeve. Së bashku me autoritetet shqiptare, BERZH po zhvillon një Facilitet të ri për mbështetjen e agrobiznesit shqiptar, me qëllim lehtësimin e financimit ndaj një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë vendase.

“BERZH do të aktivizojë këtë instrument nëpërmjet bankave lokale si dhe institucioneve jo-banka në formën e kredidhënies ose duke ndarë riskun me këto banka në nivel portofoli kredish në sektorin e agrobiznesit. Ky Facilitet do të mbështetet nga fonde të lëvruara nga qeveria shqiptare për të mbuluar humbjet e para. Kjo Leter Interesi pohon dëshirën tonë për të zhvilluar këtë produkt së bashku me qeverine shqiptare”, u shpreh Christoph Denk, drejtori i zyrës së BERZH në Tiranë.

Që nga fillimet e saj në Shqipëri, BERZH ka investuar rreth 1 miliard EUR në 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button