Shqipëri – Emiratet e Bashkuara Arabe, së shpejti memorandumi për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit
Emiratet e Bashkuara Arabeangazhohen për nënshkrimin në një kohë shumë të afërt të memorandumit të bashkëpunimit me Shqipërinë mbi “Njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve”, ndërsa në një moment të dytë, do të shikohet me prioritet edhe mundësia për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Emirateve Arabe.
Ministri Bushati vlerësoi marrëdhëniet tepër të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, gjë e cila u rikonfirmua edhe nga homolgu, Sheikh Abdullah Bin Zayed al Nahyan. Bushati theksoi rëndësinë e prezencës së kompanive nga Emiratet e Bashkuara Arabe si një potencial real për të investuar në Shqipëri, duke paraqitur një pasqyrë të qartë të mundësive që ofron vendi ynë.
Gjatë takimit, ministri Bushati shoqërohej nga ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ermal Dredha.