Politika

Shqipëri-Kosovë, Meta: Nevojitet ndërtimi i një hekurudhe Durrës-Prishtinë

– Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës dy ditore në Kosovë, vizitoi disa biznese ku u njoh më nga afër me aktivitetin tyre dhe bisedoi për shtrirjen edhe në Shqipëri. Ai shprehu bindjen se ndërtimi i një hekurudhe Durrës-Prishtinë do të ulte kostot e prodhimit të këtyre produkteve, si për shtetin e Kosovës, ashtu edhe për tregun e Shqipërisë, i cili do të mund të importonte më shumë mallra nga Kosova.
Kryetari-i-Kuvendit-z.-Ilir-Meta-gjatë-vizitës-dy-ditorë-në-Kosovë-vizitoi-disa-biznese-në-Kosovë-1Gjatë vizitës në fabrikën e miellit “Universal Food” në Fushë Kosovë, kryeparlamentari u takua me pronarin e kompanisë, Ibrahim Aksoy, me të cilin bisedoi për zgjerimin e aktivitetit tregtar të prodhimit të miellit në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, theksoi nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve në mënyrë që të arrihet përballimi i kërkesës për produktet shqiptare. Fabrika e miellit është një nga më të mëdhatë në Ballkan, e cila është rindërtuar në vitin 2007. Ajo ka një kapacitet deponimi prej 500 ton grurë dhe prodhon rreth 380 ton miell në ditë. Kosto e investimit në këtë fabrikë arrin 22 milionë euro dhe është e lidhur me rrjetin e kompanive “Aksoy Group”, e cila i ka filialet e saj në Shqipëri dhe Turqi.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, gjatë vizitës dy ditorë në Kosovë, vizitoi disa biznese në Kosovë (4)Gjatë qëndrimit në Kosovë, Meta vizitoi dhe Kantinën e verës “Stone Castel” në Rahovec të Kosovës. Pasi uroi pronarin Hysen Geci për investimin e bërë, kreu i Kuvendit theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në mënyrë që produktet e kësaj kantine të eksportohen edhe më shumë në tregun shqiptar. Meta tha se prodhimi i fabrikës duhet të vendoset në kapacitet të plotë në mënyrë që të ulet edhe kostoja e prodhimit.
Fabrika e verës, e ndërtuar në vitin 1981, u mor nën administrim nga Hysen Geci në vitin 2007. Në të prodhohen produkte të ndryshme të rrushit si vera e kuqe dhe e bardhë, konjaku, i cili ishte i stazhionuar për një periudhë 10 vjeçare, ndërsa kantina ofronte punësimin e rreth 150 punonjësve sezonalë, si dhe të 20 punonjësve permanentë. Produktet e kësaj kantine vere eksportohen në Shqipëri dhe në tregjet e Bashkimit Evropian, si Gjermania, Çekia etj.
Gjatë vizitës në ambientet e reja të televizionit “Klan Kosova”, kryetari i Kuvendit u takua me drejtorin e përgjithshëm, Baton Haxhiu, të cilin e përgëzoi për investimin e bërë duke theksuar se të tilla ide për të përdorur materiale të ricikluara duhet të vihen në zbatim edhe në Shqipëri pasi ulin koston e investimit si dhe krijojnë ambiente moderne me standarde bashkëkohore.
Në këto takime, kryetari i Kuvendit shoqërohej nga bashkëshortja e tij, njëkohësisht dhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Monika Kryemadhi, nga ministri i Bujqësisë, Panariti dhe Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button