Politika
Shqipëri-Slloveni, seminar për pavarësinë e organeve që menaxhojnë zgjedhjet
“Forcimi i pavarësisë së Organeve të Menaxhimit Zgjedhor, shkëmbimi i përvojave dhe mësimet e nxjerra midis Shqipërisë dhe Sllovenisë” është seminari që organizon të hënën
(ora 09:30), Qendra për Perspektivë Evropiane (CEP), në kuadër të Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar të Republikës së Sllovenisë.
Seminari synon të kontribuojë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira midis Shqipërisë dhe Sllovenisë, si dhe do të analizojë modele të ndryshme të menaxhimit të zgjedhjeve dhe ndikimet e tyre mbi pavarësinë e organeve të menaxhimit zgjedhor.
I ftuar nderi në këtë aktivitet është kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, i cili do të përshëndesë të pranishmit me një fjalë përshëndetëse.