Politika

Shqipëria 6 vjet në NATO, Rama: E meritojmë vendin në aleancën e lirisë

Në ditën e 6-vjetorit të hyrjes së Shqipërisë në NATO, në repartin ushtarak të Zallherrit në Tiranë, është mbajtur një ceremoni festive.

Rama-kodheli-dhe-shefi-i-shtabit-e1398485934856Të pranishëm, përveç kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka qenë i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili e ka cilësuar aleancën e vendit tonë shumë të rëndësishme.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë, Rama, ka theksuar se Shqipëria e meriton qëndrimin në aleancën më të madhe ushtarake, ndonëse sipas tij sfidat janë shtuar.

“Mirënjohja u shkon anëtarëve të aleancës, – tha Rama. – Shqiptarët gjithnjë do t’i jenë mirënjohës NATO-s, e cila ka krijuar kushtet e një paqeje të re në të gjithë rajonin e më gjerë. Ne e meritojmë vendin në NATO. Sot është dita për të kujtuar Feti Voglin që dha jetën. Por pas 6 vjetësh, sfidat e aleancës janë shtuar. Qeveria shqiptare ka në fokus transformimet e FA-së, sepse NATO është aleanca e lirisë”, – shtoi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button