Politika

Shqipëria e vendosur për te rritur bashkëpunimin rajonal në kuadër të integrimit europian

Konferenca u mbajt në kuadër të Presidencës shqiptare të SEECP dhe në vijim të takimit të frytshëm të mbajtur në Bukuresht gjatë presidencës rumune të SEECP.

10167924_1112640935428499_7997227886902169737_nKy takim synon të jetë një mundësi për shkëmbimin e përvojave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për procesin e integrimit dhe të kontribuojë në koordinimin e veprimtarive të përbashkëta që do të ndërmerren nga vendet e rajonit për çështjen e integrimit evropian në kuadër dhe të Konferencës së Berlinit, gusht 2014.

Bushati: Rajonit ende i mungojnë disa elementë për t’u quajtur rajon i harmonizuar

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, deklaroi sot se rajonit të Ballkanit Perëndimor ende i mungojnë disa elementë për t’u quajtur një rajon i mirëfilltë dhe i harmonizuar nga pikëpamja strategjike.

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua sot Konferenca e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor (SEECP)

Në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor (SEECP), ministri Bushati theksoi se, “Para pak javësh zhvilluam takimin e SEECP dhe për herë të parë në një ministerial të këtij niveli u miratua deklarata e përbashkët kundër ISIS. Ajo u cilësua si një mesazh i fortë dhe në kohën e duhur që vendet anëtare të SEECP dhanë kundër terrorizmit”.

“Rajonit tonë ende i mungojnë disa elementë për t’u quajtur një rajon i mirëfilltë dhe i harmonizuar nga pikëpamja strategjike. As në rrafshin ekonomik, as nga pikëpamja e sigurisë, rajoni nuk është i harmonizuar. Mjafton të shohim krizën në Ukrainë ku vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi u bashkuan me nismën e BE. Nga ky këndvështrim rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet ende një çështje e pazgjidhur”, tha Bushati.

“Kemi bindje se tërheqja e vëmendjes dhe ineresit mbi rajonin tonë jo vetëm do të shmangë ngërçin e zgjerimit, por do të shërbejë dhe si nxitje për reformat e zgjerimit. Dinamizimi i procesit të zgjerimit do të sillte inkurajim për të forcuar fokusin e reformave”, u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme.

“Vendet tona”, shtoi Bushati, “po bashkëpunojnë në kuadër të intensifikimit të projekteve të turizmit, energjisë dhe infrastrukturës. Me interes është dhe bashkëpunimi rinor që i jep dimension të ri perspektivës së vendeve tona”.

Gjosha: Shqipëria e vendosur për ë mos humbur kohë, Integrimi mbetet mundësia jonë e artë

Ndërsa ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, u shpreh se, “BE ka pasur në themel bashkimin e vendeve dhe asnjëherë veçimin. Sot kemi të qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e varfërojnë Europën, por e pasurojnë atë”.

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua sot Konferenca e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor (SEECP).

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua sot Konferenca e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor (SEECP).

“Duhet të kapërcejmë sfida të mëdha duke e pasur procesin e integrimit si urën më të rëndësishme të bashkëpunimt. Ky proces i rëndësishëm bazohet në meritën e secilit nga vendet tona. Bashkëpunimi në fusha të caktuara do të na mundësojë në zhvillime më të mëdha të vendeve tona, veçanërisht në fusha prioritare”, tha ministrja Gjosha.

Sot, theksoi Gjosha, “në emër të integrimit, Ballkani Perëdimor është në paqe të plotë. Shqipëria sot po bashkëpunon ngushtë me vendet fqinje, për të pasur projekte infrastrukturore. Duhe të bashkëpunojmë në hapjen e tregeve tona, për t’i bërë të konkurrueshme me BE. Duhet punuar për një plan strategjik koherent për forcat e punës, që të konkurojë në tregun europian”.

Ministrja Gjosha theksoi se, “Shqipëria ka pak muaj që ka marrë statusin dhe është e bindur për të mos humbur kohë. Integrimi mbetet mundësia jonë e artë. Shqiparët sot si mbëstetës të anëtarësimit në BE, janë të vendosur të ndjekin rrugën e reformave”.

Konferenca e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor (SEECP) mbahet në kuadër të Presidencës shqiptare të SEECP dhe në vijim të takimit të frytshëm të mbajtur në Bukuresht gjatë presidencës rumune të SEECP. Ky takim synon të jetë një mundësi për shkëmbimin e përvojave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për procesin e integrimit dhe të kontribuojë në koordinimin e veprimtarive të përbashkëta që do të ndërmerren nga vendet e rajonit për çështjen e integrimit evropian në kuadër dhe të Konferencës së Berlinit, gusht 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button