Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë.
Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë.
Ky është përfundimi i Raportit mbi Rreziqet në Botë 2015, i publikuar ditën e sotme nga gazeta britanike, “The Telegraph”.
Rreth 173 vende në mbarë globin janë përfshirë në këtë studim, mes tyre bën pjesë edhe Shqipëria, ndërsa Kosova dhe Mali i Zi janë lënë jashtë për mungesë të dhënash.
Sipas hartës që ka publikuar prestigjiozja britanike, shihet se Shqipëria ka ngjyrë të kuqe, çka do të thotë se rreziku për t’u goditur nga katastrofat natyrore (tërmetet, përmbytjet, thatësira etj) është jashtëzakonisht e lartë.
Një arsye tjetër që e përfshin Shqipërinë në listën e vendeve më të rrezikuara nga katastrofat natyrore, është edhe përgatitja e vendit për t’i përballuar ato.
Pra është e qartë se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e duhur për t’u përballur me katastrofat natyrore.
Kujtojmë këtu se vendi ynë është goditur nga përmbytjet disa vite më parë, po ashtu edhe gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Edhe pse u tha nga qeveria dhe INSTAT (i cili në fillim të këtij muaji raportoi rritje në bujqësi për tremujorin e parë të 2015-ës) se situata e përmbytjeve u përballua me sukses, në fakt dëmet në bujqësi dhe blegtori ishin katastrofike.
Siç e tregon edhe harta, në Europë vendet më të rrezikuara janë Shqipëria, Serbia dhe Holanda. Gjithashtu, raporti thekson se SHBA-të, Kanadaja dhe Afrika janë të ekspozuara ndaj riskut të katastrofave natyrore.