☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 80.18 ▲2.43%
ARI 4,001 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $63,285 ▼ -1.37% ETH $1,838 ▼ -2.36% XRP $1.0836 ▼ -2.37% SOL $74.7800 ▼ -1.81%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 80.18 ▲2.43 % ARI 4,001 ▲0.22 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 80.18 ▲2.43 % ARI 4,001 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Sporti

Shqipëria kërkon fitore në tavolinë, Serbia përsëritjen e ndeshjes

Komisioni i Apelit në UEFA pritet që sot të vendosë për ankesat e Federatës shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS). Të dy federatat kanë kërkesa të kundërta.

ndeshja
Komisioni i Apelit pritet të vendosë për ankesat e FSHF-së dhe FSS-së lidhur me vendimet e marra nga Komisioni për Kontrollin, Etikën dhe Disiplinën i UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë e Shqipërisë.

Ndeshja nisi më 14 tetor në Beograd dhe u ndërpre në fund të pjesës së parë, pasi tifozët serbë sulmuan lojtarët e Shqipërisë në fushë, shkruan “Panorama Sport”.

UEFA, më 24 tetor, vendosi që ndeshja të regjistrohej me rezultat zyrtar 3-0 në favor të Serbisë, ndërsa FSHF-ja u dënua edhe me 100 mijë euro.

Serbisë iu hoqën tri pikë nga ky cikël eliminator, u dënua që dy ndeshje t’i luajë pa shikues dhe po ashtu u gjobit me 100 mijë euro. UEFA ka vlerësuar se Shqipëria refuzoi të kthehet në fushën e lojës dhe për këtë ka regjistruar ndeshjen me rezultatin zyrtar në të mirë të Serbisë.

Me vendimin e 24 tetorit kanë mbetur të pakënaqura të dyja palët që kanë paraqitur ankesa dhe që do të shqyrtohen nga Komisioni i Apelit, të martën (sot).

FSHF-ja më herët ka njoftuar se do të kërkojë ndryshimin e vendimit të parë dhe se do të përfaqësohet nga tri studio ligjore në mbledhjen e Komisionit të Apelit të UEFA-s.

Pritet që FSHF-ja të kërkojë regjistrimin e ndeshjes me rezultat zyrtar në të mirë të Shqipërisë. FSHF-ja ka thënë më herët se çështjen do ta çojë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, nëse nuk mbetet e kënaqur nga vendimi i Komisionit të Apelit.

Kurse, drejtuesit e futbollit serbë kanë kërkuar që ndeshja të zhvillohet sërish, por kësaj radhe pa pranin e publikut.

2 Komente

  • vlora 02 December 2014, 09:55

    Po me e mira ajo eshte ndeshja te behet ne nje fushe te trete pa tifoza . Zgjidhja me e mire

  • Sejdi Veseli 02 December 2014, 20:04

    Hajde drejtësi evropiane hajde. Ky vendim antishqiptar mund te merret si argument bazë për të nxjerrë përfundimin, se serbo-çetniku Vojislav Šešelj mund të jetë nxënës besnik i paneleve të tilla, ku ndahet drejtësia sipas kuteve evropiane!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.