Shqipëria krah Izraelit/ Balla në ceremoninë përkujtimore: Të kujtosh do të thotë të mos harrosh
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga Ambasada e Izraelit në Tiranë, me rastin e përvjetorit të sulmit terrorist të 7 tetorit 2023.
“Sot, më 7 tetor, kujtuam viktimat e sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 në Izrael. Kujtesa mbetet një detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre,” u shpreh Balla.
Kryetari grupit parlamentar të PS-së e përcolli këtë qëndrim edhe përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, ku nënvizoi rëndësinë e të mos harruarit të ngjarjeve të tilla.
“Të kujtosh do të thotë të mos harrosh,” përfundoi mesazhin e tij kryetari i grupit parlamentar të shumicës.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.