Politika

Shqipëria, Mali i Zi e Kosova, së shpejti edhe zyrtarisht “vende të sigurta” të Ballkanit

Në situatën e krijuar me vërshimin e refugjatëve nga Lindja e Mesme, në Gjermani po shtohen gjithmonë e më shumë thirrjet, që Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të konsiderohen si të ashtuquajtura “vende të sigurta origjine”.

Megjithatë, landet federative janë skeptike, nëse kjo mund t’i ndalë emigrantët – thonë mediat gjermane.

“Mali i Zi është një vend i sigurtë origjine”, tha Milo Gjukanoviç, kryeministër i Malit të Zi, në një intervistë me gazetën “Handelsblatt”. Një klasifikim si “vend i sigurtë origjine”, sikurse bën thirrje Gjermania, ka kohë që duhet të jetë i vlefshëm, sipas Gjukanoviçit.

“Pse largohen këta njerëz, kur ne të gjithë i kemi kaq mirë punët këtu?”, komenton me ironi gazeta “Vijesti”, që botohet në Podgoricë. Nga Kosova vijnë mesazhe të ngjashme. I ngarkuari i Parlamentit Europian për Ballkanin, David McAllister tregon për një letër nga kryeministri kosovar, Isa Mustafa, në të cilën thuhet: “Ne jemi në favor të asaj, që Kosova të klasifikohet si një vend i sigurtë origjine në ligjin gjerman”.

Në Kosovë – shkruan Mustafa, – nuk ka as persekutim politik, as torturë. Për Shqipërinë – sipas “Deutsche Ëelle”, – mund të thuhet e njëjta gjë.

Edhe aty, politika bën thirrje që vendi të klasifikohet zyrtarisht si “vend i sigurtë origjine”. Arsyet janë të qarta: aspirata e këtyre shteteve për t’u afruar me Bashkimin Europian nuk përshtatet me stigmën e një vendi “të pasigurtë”.

Megjithatë Bernd Mesoviç, i organizatës gjermane të të drejtave të njeriut “Pro Asyl”, i konsideron të tilla deklarata publike një skandal. “Ne nuk kemi pyetur as pushtetmbajtësin e Koresë së Veriut, nëse vendi i tij është një vend i sigurtë origjine, sepse sigurisht që ai do të thotë po”, shprehet Mesoviç.

Sipas ekspertëve dhe vëzhguesve, të rinjtë nuk do të heqin dorë nga kërkimi për një jetë më të mirë, edhe në rast se vendet e tyre klasifikikohen si vende të sigurta origjine.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button