☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.72 ▲2.95%
ARI 4,100 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $76,088 ▼ -5.07% ETH $2,238 ▼ -7.57% XRP $1.2264 ▼ -5.97% SOL $90.0700 ▼ -4.79%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.72 ▲2.95 % ARI 4,100 ▲0.66 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.72 ▲2.95 % ARI 4,100 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

“Shqipëria në një fazë të re të Forcave të Armatosura” Rama: 500 vende pune në kantierin e Pashalimanit, do trajnohen nga Fincantieri

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të Forcave të Armatosura, ku përveç forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, një objektiv i rëndësishëm është edhe rilindja e industrisë ushtarake në vend.

Gjatë shënimeve të javës, Rama tha se qeveria ka ndërmarrë një sërë hapash konkretë në këtë drejtim, ndërsa veçoi marrëveshjen e arritur këtë javë me kompaninë italiane Fincantieri, e cila është zgjeruar edhe me një partneritet me shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë.

“Kemi hyrë në një fazë të re të Forcave të Armatosura, ku kapitulli i ri nuk është vetëm fuqizimi i mbrojtjes, por edhe rilindja e industrisë ushtarake. Janë hedhur një sërë hapash konkretë. Këtë javë, partneriteti me Fincantierin u shtri edhe në një bashkëpunim me shkollën industriale ‘Pavarësia’ të Vlorës, pasi në kantierin e ri të Pashalimanit baza e re prodhuese do të kërkojë rreth 500 të rinj, teknikë, inxhinierë dhe specialistë të tjerë. Për këtë arsye është bërë kjo marrëveshje dhe paralelisht me nisjen e punimeve në kantier do të fillojë edhe përgatitja e të rinjve, të cilët do të trajnohen si në Pashaliman, ashtu edhe në brigjet e Italisë.”

Sipas Ramës, projekti synon jo vetëm ndërtimin e kapaciteteve të reja në industrinë detare dhe të mbrojtjes, por edhe krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe formimit profesional për të rinjtë shqiptarë, në bashkëpunim me një nga kompanitë më të mëdha evropiane të industrisë detare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.