Kronika

Ushtria si punësim, Ministria e Mbrojtjes u bën ofertë të rinjve

Në Kukës janë të regjistruar si të papunë 5 mijë persona, shumica e të cilëve të rinj. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi iu ka ofruar atyre një zgjidhje, hyrjen në forcat e armatosura.

Koçi ishte në një takim me gjimnazistët e shkollës “Havzi Nela”. “Kushtet sociale dhe ekonomike të shumë familjeve janë të vështira. Punësimi nuk është ende një shans i kollajtë në Shqipëri, ndaj mendoj se të qënit në FA është një mundësi e mirë punësimi, për të ndihmuar veten, familjen e ardhshme, por edhe atë aktuale”, deklaroi Koçi.

Shumë të rinj u shprehën optimistë për ofertën nga e cila do të kenë edhe përfitime financiare. “Shumë moshatarë kanë zgjedhur shkolla të tjera, por është më mirë pranë FA, pasi është me rregull, rroga është më e mirë dhe edukimi shumë i lartë”, tha një djalë.

“Përveç se të gjithë duan të bëjnë karrierë, ka edhe një mundësi për t’u ndjerë krenarë. Besoj se do ta marr në konsideratë”, tha një vajzë.

Ministria e Mbrojtjes ka filluar një fushatë sensibilizimit për të inkuadruar të rinjtë përmes ofertës së punësimit, por edhe për karrierë në forcat e armatosura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button