Kronika

Shqipëria përmbyll zyrtarisht kryesimin e Sekretariatit të SEDM-it

Shqipëria ka përmbyllur zyrtarisht kryesimin e Sekretariatit të Iniciativës së ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (South-Eastern Europe Defence Ministerial – SEDM), pas një periudhe të suksesshme që mbajti kryesimin nga viti 2019 deri në 2021.

Anëtarët e Sekretariatit të SEDM-it morën pjesë në ceremoninë për dorëzimit të Sekretariatit të SEDM-it dhe pasimit të stafetës palës bullgare, në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut, vendi ku është dislokuar brigada e SEEBRIG.

Delegacioni i Sekretariatit të SEDM-it kryesohej nga zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici.

Gjatë fjalës së saj, zëvendësministrja Bici shprehu kënaqësinë e vendit tonë në përmbylljen e suksesshme të një pune dyvjeçare. Ajo theksoi vendosmërinë dhe përkushtimin e Shqipërisë gjatë kryesimit të Sekretariatit të SEDM-it për të vazhduar promovimin e rëndësisë të iniciativës së SEDM-it, e cila është provuar të jetë një mekanizëm i suksesshëm i ndërtimit të sigurisë në Evropën Juglindore.

Zëvendësministrja Bici u shpreh se vendi ynë ka arritur shumë gjatë këtyre dy viteve duke punuar së bashku me të gjithë partnerët tanë. Ajo nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojë me po të njëjtin ritëm të mbështesë këtë iniciativë të rëndësishme rajonale.

Në përmbylljen e fjalës së saj, zëvendësministrja e Mbrojtjes shprehu vlerësimin për komandantin e SEEBRIG, gjeneral brigade Aristeidis Iliopoulos dhe stafin e tij për punën dhe përpjekjet e vazhdueshme për të arritur sukses për të gjitha aktivitetet e SEEBRIG.

Gjithashtu ajo shprehu urimet më të mira Sekretariatit të ardhshëm SEDM të kryesuar nga Bullgaria dhe i siguroi mbështetjen e vendit tonë gjatë rrugëtimit të tyre.

Gjatë ceremonisë të dorëzimit së Sekretariatit të SEDM-it, anëtarët shqiptarë u vlerësuan me medalje nga kryetari bullgar i Sekretariatit të SEDM-it, për kontributin dhe punën e tyre dyvjeçare në këtë iniciativë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button