⛅
Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,186 ▼ -0.55% ETH $2,690 ▼ -1.1% XRP $1.5485 ▼ -2.54% SOL $121.4300 ▲ +0.4%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Politika

Ambasadori i ri amerikan, Berisha: SHBA do të japë një ndihmë thelbësore për çmontimini e narkoshtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar nisjen e misionit të ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt. Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me qytetarët, Berisha tha se administrata amerikane do të japë një ndihmë të rëndësishme në luftën kundër grupeve të trafikut të drogës.

Ai tha se vendosja e karteleve të drogës në kategorinë e grupeve terroriste nga Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij krijon, sipas tij, mundësi për një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë drejtim.

“Së pari i uroj mirëseardhjen ambasadorit dhe theksoj këtu se beteja kundër narkoshtetit është një betejë shumë e vështirë. Ne jemi i vetmi vend në Europë, ne jemi njëlloj si Guinea-Bissau që ishte vendi i parë dhe i vetëm narkoshtet në Afrikë, ne u bëmë vendi i parë dhe i vetëm narkoshtet në Evropë. Dhe unë kam besim se me pozicionimin dhe kualifikimin që iu ka bërë presidenti Trump dhe administrata e tij karteleve të drogës si grupe terroriste, Shtetet e Bashkuara do japin një ndihmë substanciale për luftën kundër këtyre karteleve dhe çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri.

Sekretari Rubio, edhe një herë të dashur miq, në mesazhin e tij të urimit për shqiptarët Ditën e Pavarësisë, e konsideron luftën kundër karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të këtyre karteleve, po dihet se kush janë bashkëpunëtorët, si kritike për sigurinë e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara. Sepse në fakt këto kartele, kartelet shqiptare janë një rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por Evropën, për hemisferën perëndimore dhe mbarë botën”, tha Berisha.

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nisi zyrtarisht këtë të shtunë misionin e tij diplomatik në vendin tonë. Wendt i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndërsa zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me kreun e shtetit në Pallatin e Brigadave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.