Ekonomia

Shqipëria renditet e 56-a në botë në Indeksin e Lidhjes mes Shteteve, performancë më të mirë në Ballkan

 

McKinsey Global Institute, një ndër filmat e konsulencës botërore, në një studim të fundit ka rankuar 139 shtete për nga mënyra se si lidhen me pjesën tjetër të botës. Në krye të listës qendron Singapori, i cili në mënyrë të suksesshme e ka shndërruar veten në një qendër aziatike. NëEuropë bie në sy Hollanda.

Shqipëria renditet e 56 në botë, sipas Indeksit të Ndërlidhjes mes shteteve, me një pikësim prej 3.1. Sipas studimit, ndërlidhja mes shteteve është një ndër aspektet më të rëndësishme nga të cilat përfiton ekonomia e një shteti. Nënkategoritë që analizohen për këtë Indeks janë: të mirat, shërbimet, financa, njerëzit, të dhënat dhe komunikimi. Vendi ynë, i cili renditet me performancën më të mirë në Ballkan, ka lënë pas shtete si Bosnja dhe Hercegovina, e renditur e 58, Serbia 67-ta, Maqedonia e 87-a, Mali i Zi i 109-i.

albania

Për sa i përket nënkategorive, performancën më të mirë Shqipëria e ka në ndërlidhjen mes njerëzve, për të cilën renditet e 30-a në botë. Ndërsa për lëvizjen e të mirave renditet e 114-ta në botë, pikësimi më i ulët.

tab 1tab 2tab 3

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button