☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.53 ▼5.4%
ARI 4,547 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,687 ▲ +0.95% ETH $2,135 ▲ +0.85% XRP $1.3694 ▲ +0.77% SOL $86.0000 ▲ +1.8%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Kryeartikull

Shqiptarët nuk ikin pse janë kriminelë, por u ikin kriminelëve!

Kim Mehmeti

Neve shqiptarëve na ka ndodhur që për të mbijetuar, ta braktisim  vendlindjen dhe të ‘maskohemi’ në grekë, italianë…, vetëm që ashtu të ‘maskuar’ me lehtë të na pranojë mjedisi ku shtegtonim. Dhe shumicës prej atyre që u davaritën nëpër metropolet e botës, me kalimin e viteve, nisi t’u pëlqejë ‘maska’ e ta harrojnë fytyrën e vërtet etnike, me çka u rrit numri i tanëve të shpërndarë nëpër këtë rruzull tokësor, por u zvogëlua numri i shqiptarëve.

Ne shqiptarët shpesh herë kemi qenë të detyruar t’i ikim varfërisë, por kurrë nuk na kishte ndodhur ajo që i ndodh sot rinisë shqiptare: të mos ikë për t’i shpëtuar skamjes, por që t’u shpëtojë kthetrave kriminale që kanë marrë në duar ‘Shqipëritë’ tona.

Dikur pra ishte varfëria ajo që na detyronte të tjetërsohemi e sot, për shembull, është regjimi i Piktorit ai që i detyron të rinjtë të venë ‘maskën’ e ta fshehin fytyrën shqiptare, por jo pse nuk janë mjaftueshëm atdhetarë dhe, jo pse i tremben varfërisë, por pse turpërohen nga përfaqësuesit e tyre politik.

Sot pra, shumë nga të rinjtë shqiptarë e braktisin vendlindjen jo pse atje ku jetojnë nuk mund të jetohet, por pse ndjehen të tradhtuar nga burrështetasit që morën në duar fatin e tyre, siç janë për shembull ata të ‘Rilindjes’, të cilët Shqipërinë e bënë ‘atdhe’ të kriminelëve, e bënë vend ku shkruhet disfata jonë kolektive dhe ku shqiptaria nuk është e rrezikuar nga armiq të jashtëm, por nga pandjeshmëria e hajdutëve tanë.

Dhe sot pra, kur qeveritë dhe mediat e huaja mëkatojnë dhe e trajtojnë rininë tonë si kriminele, ne e dëgjojmë Piktorin si na shpjegon se edhe anglezët i braktisin fshatrat dhe shpërngulen në Londër, thuajse ata kanë marrë gomonet e sapo kanë arritur në Vlorë?! Pra dëgjojmë arsyetimet e njeriut të cilit  t’i thuash se është e turpshme dhe mëkatare ta gënjesh e vjedhësh popullin tënd, është njësoj si t’i thuash pijanecit se dehja të turpëron e të çnjerëzon.[poll id=”39″]

Po, ne shqiptarët e njohim mirë sofrën e varfërisë dhe atë të kurbetit,. Dhe kemi qenë të detyruar që për t’i shpëtuar skamjes t’i braktisim trojet tona ku madje edhe kurrë më nuk jemi kthyer. Por kurrë nuk na ka ndodhur ajo që na ndodh sot: që të mos i ikim varfërisë por kriminalizimit të shoqërive tona, shoqëri në të cilat u vra dhe u varros shpresa rinore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.