Ekonomia

Shqiptarja që dëshiron të jetë në Turqi zëri i emigrantëve nga Ballkani

TurqiShtetasja turke me origjinë shqiptare Merita Jegeni Jëlldëz (Merita Jegeni Yıldız) duke aspiruar për të kandiduar si deputete ajo synon që të ndërmarrë hapa të gjerë në lidhje me Ballkanin.

Merita Jegeni Yıldız me origjinë shqiptare pasi erdhi në Turqi për të studiuar u martua në këtë vend dhe tashmë është qytetare e Republikës së Turqisë. Ajo gjithashtu dëshiron të jetë siç thotë edhe vetë zëri i Ballkanit në politikën turke, duke kandiduar për deputete në Bursa,  raporton Anadolu Agency (AA).

Jëlldëz (Yıldız) ka lindur në Shqipëri në vitin 1977 dhe erdhi në Turqi për të studiuar në vitin 1996, ku u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë Ushtarake “Gata” dhe më pas ajo u njoh me politikën turke, për të mos u shkëputur më prej saj që në vitin e tretë të studimeve të universitetit të dytë në degën Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Ankarasë.

Merita Jegeni Yıldız në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA)  ka deklaruar se me politikën turke ajo është njohur në vitin 2003 kur ishte me detyrë si vullnetare në Forumin e Grave të departamentit të Marrëdhënieve të Jashtme të Qendrës së Përgjithshme të Partisë AK (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim). Gjithashtu thekson më tej se në vitin 2004 në Kongresin e Forumit të Grave ajo u zgjodh anëtare rezervë në Bordin Qendror të Komitetit të Vendimeve Ekzekutive dhe më pas në Kongresin e dytë në vitin 2008 ajo u zgjodh si anëtare e plotë.

Ajo shton më tej se ajo në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2009 është zgjedhur në Këshillin e përgjithshëm të Ankarasë dhe se ka kryer detyrën si Kryetare e Komitetit të Bashkimit Europian dhe Marrëdhëniet me Jashtme.  Sipas saj gjatë këtij procesi është anëtarësuar në Këshillin e përgjithshëm të Ankarasë si anëtare në “Asamblenë e Rajoneve Europiane”.

Jëlldëz duke u shprehur se do të kandidojë si deputete në qytetin Bursa për arsyen e prezencës së shumicës së emigrantëve të Ballkanit thekson se në qytetin e Bursës e ndien veten si në shtëpinë e saj.

“Historikisht rajoni i Ballkanit ka qenë shumë i rëndësishëm për Turqinë. Në qytetin e Bursës ka shumë emigrantë të cilët kanë ardhur nga Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Kosova. Serbia, Maqedonia dhe nga vendet e tjera të Ballkanit. Dëshiroj të jem një përfaqësuese e emigrantëve të ardhur nga Ballkani. Ndryshe nga kandidatët e tjerë dëshiroj të këtë detyrë si përfaqësuese e Ballkanit dhe të atyre të ardhur nga Ballkani”, ka thënë ajo.

Jëlldëz duke theksuar se flet mirë shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ajo shprehet se e ka ndier avantazhin e të diturit kaq gjuhë dhe mendon se në sajë të kësaj ka qenë e suksesshme. “Turqia në 10-13 vitet e fundit ka bërë shumë gjëra në lidhje me Ballkanin, por nuk janë të mjaftueshme. Si përfaqësuese e tyre mendoj se këto marrëdhënie duhet  ti mbajmë më të ngushta. Unë jam vajzë nga Ballkani dhe ndaj i di mjaft mirë nevojat e tyre, ku flas dhe kuptoj shumë mirë gjuhë e tyre”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button