roze
Shtatzëna Candice Swanepoel
Candice ka postuar një selfie të barkut të saj. Modelja e Victoria’s Secrets është në pritjen e ëmbël të një fëmijë.
27-vjeçarja duket e mrekullueshme, e veshur me një mantel të bardhëdhe flokët bjondë të derdhur supeve. Në përshkrimin e fotos ajo shkruan “Sot ishte një ditë e mirë”, duke e shoqëruar me nje zemër dhe një bebe emoji.
Candice pak ditë më parë postoi një tjetër foto e veshur me bikini jeshile. Ajo bëri të ditur shtatzaninë e saj muajin e kaluar me një tjetër selfie në Instagram.