🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,620 ▼ -1.51% ETH $2,214 ▼ -0.92% XRP $1.3296 ▼ -1.27% SOL $82.1700 ▼ -2.56%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Shtëpia e Ismail Kadaresë, do të jetë Muze në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Këshilli Bashkiak i qytetit të Gjirokastrës, miratoi kthimin në Shtëpi Muze të Shtëpisë së lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.

Në lajmin që bën me dije Ministria e Kulturës, sqarohet se shtëpia e shkrimtarit të njohur është gati në përfundim të restaurimit të saj të plotë,  pas djegies nga një zjarr aksidental në vitit 1999.

Sakaq, autoritetet synojnë që shtëpia të hapet si muze më 28 janar të vitit të ardhshëm, datë që përkon me tetëdhjetëvjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë. Nga ana tjetër Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Gjirokastrës do të administrojnë vlerat karakteristike dhe muzeale të shtëpisë , e cila pritet të vizitohen nga mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Ismail Kadare është shkrimtari më i njohur shqiptar i përkthyer sot në botë në rreth 50 gjuhë. Ai është nominuar disa herë për çmimin NOBEL të Letërsisë.

Në vitin 1994 vetë Ismail Kadare e vuri shtëpinë e tij të lindjes në Gjirokastër në shërbim të qytetit përmes një letre publike drejtuar Kryetarit të atëhershëm të Bashkisë Bashkim Fino

1 Koment

  • x y 29 September 2015, 14:30

    mos harroni qe te hapni dhe te bani shtepi muze dhe shtepine e vellait te madh te kadarucit kadare,shtepine e kriminelit dulle,mos harroni ju lutem.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.