Kuriozitete
Shtëpia-pyll në zemër të Torinos
Për arkitektin italian, Luciano Pia, njeriu dhe natyra mund të jetojnë në harmoni të plotë edhe në një mjedis urban.
Ajo që e vërteton më së miri këtë është ‘25 Verde’, një kompleks apartamentesh banimi që duket sikur kanë dalë nga një pyll i gjelbëruar dhe gjendet në mes të Torinos, Itali.
Një përzierje e bukur e 5 kateve betoni me pemë të shumta ngjitur me muret e ndërtesës që i bëjnë njerëzit të ndihen pak si ketra. Apartamentet duket sikur kanë dalë nga një pemë e vetme gjigante.