Maqedonia

Shtetasi i Maqedonisë aksident në Pogradec

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë në dalje të kufirit të Maqedonisë që lidhet me Shqipërin Qafa thanë, rrugës për në Pogradec ka nodhur një aksident trafiku ku morri pjesë një shtetas nga Maqedonia, njofton Telegrafi.

Shoferi F. R. nga Ohri, i cili po lëvizste me kamionin e tij me një rimorkio humbi kontrollin dhe goditi veturën “Peugeot” me targa të shqiprisë, ku lëndime morrën shoferi SH.H (50) vjeç dhe vajza e tij (20) vjeçe.

Shoferi i “Peugeot” është në gjendje kritike, dhe nga spitali i Pogradecit është transferuar në Klinikën traumave në Tiranë, kurse vajza e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Shoferi i kamionit, F. R. është arrestuar nga policia e Pogradecit. Hetimi për shkaqet e aksidentit është duke vazhduar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button