Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 100.20 ▲1.51%
ARI 5,021 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,742 ▲ +2.87% ETH $2,185 ▲ +4.84% XRP $1.4560 ▲ +4.23% SOL $92.6500 ▲ +6.12%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.20 ▲1.51 % ARI 5,021 ▼0.8 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.20 ▲1.51 % ARI 5,021 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Shtetasit e huaj njoftohen me rregullat e reja në kufi

Në përputhje me deklarimet e djeshme të kryeministrit, Albin Kurti dhe përfaqësuesit special të BE-së, Peter Sorensen, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.

Shtetasit e huaj në pikën kufitare, Dheu i Bardhë, janë njoftuar për masat e reja nga zyrtarët policor, ndërsa nga e hëna në të gjitha pikëkalimet kufitare në vend do të fillohet me aplikime për lejeqëndrim apo lajmërim të adresës. Ky vendim nuk është mirëpritur nga shtetasit e huaj në pikëkalimin te Dheu i Bardhë.

“Më lajmëruan policia që e kanë bërë  për 90 ditë veç me qëndrua rnë Kosovë. Nuk është e drejtë, ne vizitojmë familjen shpesh, kontribuojmë për këtë vend, besoj që nuk është e drejtë”, tha për RTK njëri nga qytetarët e intervistuar.

 “Na njoftuan për rregullat e reja për veturat që nuk guxojnë të rrinë më shumë se tre muaj. Kjo nuk na ka pëlqyer, çka nëse ne duam të rrimë më tepër. Tani nuk e di a duhet ta lëshojmë Kosovë,  e të kthehemi prapë ta vazhdojmë pushimin. Ne kemi dokumente edhe të Kosovës, vetëm pse e kemi veturën me tabela të huaja nunë mendoj se kjo është ngarkesë më tepër”, tha një tjetër qytetar.

E shtetasit e Shqipërisë nuk e mirëpritën vendimin.

Ky regjistrim ka për qëllim integrimin e të dhënave të lindjes, martesës dhe vdekjes në sistemin zyrtar të Kosovës, ndërsa shtetasit e huaj janë të obliguar që  të deklarojnë  adresën  brenda tre  ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës. Deklarimi mund të bëhet online apo edhe në stacionin më të afërt policor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.