Bota

Shtypi amerikan i kundërvihet presidentit Trump për kritikat ndaj medias

Presidenti Trump e ka cilësuar vazhdimisht median si “armik i popullit”. Ai e ka cilësuar shtypin “të rrezikshëm dhe të sëmurë”, madje ai është shprehur se gazetarët mund “të shkaktojnë luftë”.

Disa media amerikane po deklarojnë se janë ngopur me retorikën e presidentit, të cilën ata e dënojnë si të rrezikshme. Gazeta në mbarë vendin po i kundërvihen presidentit, përmes një fushate editoriale të paparë dhe të koordinuar, duke botuar sot artikuj redaksionalë mbi lirinë e shtypit. Nisma ishte e gazetës The Boston Globe, e cila deklaroi se “lufta e fëlliqur ndaj shtypit duhet të marrë fund”. Sipas gazetës, 350 media i janë bashkuar nismës së saj.

Redaktori përgjegjës i artikujve redaksionalë të gazetës The New York Time, James Bennet u tha punonjësve të gazetës se “botuesi e mbështet këtë kauzë dhe në një kohë kur gazetat në mbarë vendin janë nën trysni ekonomke edhe politike, ne mendojmë se është e rëndësishme të tregojmë solidaritetin tonë.”

Sipas presidentit Trump, i cili bëri publik një takim privat të muajit të kaluar me botuesin e gazetës New York Times A. G. Sulzberger, në takim u diskutua “për sasinë e madhe të lajmeve të rreme që dalin nga shtypi”.

Botuesi Sulzberger, lëshoi më pas një deklaratë duke thënë se gjuha e presidentit ishte “jo vetëm përçarëse, por përherë e më e rrezikshme”.

“Gazetarët dhe redaktorët janë qenie njerëzore, që bëjnë edhe gabime. Korrigjimi i tyre është jetik për punën tonë”, shkruante të enjten në artikullin e saj redaksional gazeta New York Times. “Por këmbëngulja se lajmet që nuk të pëlqejnë janë ‘lajme të rreme’ është e rrezikshme për demokracinë. Dhe t’i quash gazetarët ‘armiq të popullit’ është e rrezikshme, pikë.”

Gazetat që iu bashkuan fushatës të së enjtes, gazeta të mëdha e të vogla, të të gjithë spektrit politik, do të shkruajnë artikujt e tyre redaksionalë, jo domosdoshmërisht duke përdorur të njejtën retorikë si gazeta e qendrës-së-majtë Boston Globe.

“Ajo që më përlqen nga kjo përpjekje e bashkërenduar, nuk është se ne kemi një mesazh të njejtë si të tyren, pasi ata mund të kenë një mesazh më agresiv”, thotë David Plazas, editori i artikujve redaksionalë i gazetës The Tennessean ​në Nashvill. “Mesazhi ynë është është në mbështetje të vlerave tona, është në mbrojtje të Amendamentit të Parë, është në mbrojtje të qëndrimeve të civilizuara dhe për t’i dhënë zë njerëzve që nuk u dëgjohet zëri”.

Në gazetën The Tennessean, një nga më të mëdhatë në një shtet që votoi në favor të presidentit Trump në raportin dy me një, artikulli redaksional i së nuk e vë në shënjestër zotin Trump.

‘Përtej një personi’

“Unë mund të mos e përmend fare emrin e presidentit Trump në artikullin redaksional”, i tha zoti Plazas Zërit të Amerikës. “Kjo është përtej një personi. Kjo është për mbrojtjen e vlerave dhe institucioneve tona”.

Gazeta The Dallas Morning News shkruante se ndërsa presidentët e mëparshëm amerikanë kanë patur ankesat e tyre ndaj shtypit, presidenti Trump publikisht ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e organizatave më të mëdha të lajmeve, në një nivel të pashembullt.

“Dallimi jetik është se në vend që të kritikojë artikuj të veçantë, ose edhe një seri artikujsh, synimi duket se është të minojë besueshmërinë e shtypit në tërësi”, shkruan gazeta. “Ne e shikojmë këtë si të rrezikshme për arsyen e thjeshtë, se ulja e rolit të shtypit, u jep atyre që mbajnë poste të larta publike, një aftësi më të madhe për të qeverisur pa mbikqyrjen e vazhdueshme të publikut”.

Në fushatë nuk marrin ëjesë vetëm gazeta. Shoqata e Lajmeve Dixhitale të Radios dfhe Televizionit u ka kërkuar 1 mijë e 200 anëtarëve të saj t’i kushtojnë kohë traanssmetimi, apo të publikojnë në internet artikuj redaksionalë mbi rolin që ata luajnë për “ruajtjen e të drejtave të publikut dhe nevojës për t’u informuar mbi qeverinë”.

“Unë e kam mbuluar Shtëpinë e Bardhë për një kohë të gjatë, por nuk kam parë kurrë dhe as nuk mund të imagjinoj një situatë më të tensionuar se kjo, një armiqësi të tillë mes shtypit dhe presidentit, e cila vjen kryesisht nga presidenti”, thotë drejtori i Fakultetit të Gazetartisë dhe Çështjeve Publike në Universitetin “George Washington”, Frank Sesno, ish korrespondent i CNN-it për Shtëpinë e Bardhë.

FILE - Reporters raise their hands as then-White House press secretary Sean Spicer takes questions during the daily briefing in the Brady Press Briefing Room of the White House in Washington, Feb. 22, 2017.
FILE – Reporters raise their hands as then-White House press secretary Sean Spicer takes questions during the daily briefing in the Brady Press Briefing Room of the White House in Washington, Feb. 22, 2017.

Disa kritikë të mediave thonë se gazetat po e teprojnë me ragimin e tyre.

Fushata e gazetës Boston Globe “tregon se sa e ndjeshme po tregohet media në këtë rast”, sipas Don Irvine, kryetar i organizatës “Saktësia e Medias”, një organizatë jo-fittimprurëse që monitoron shtypin.

“Ndërsa sulmet e presidentit Trumë ndaj medias, kanë qënë më të shumta se çdo president që nga koha e Riçard Niksonit, ai është brenda të drejtës së tij për të shprehur mendimin e vet”, i tha zoti Irvine Zërit të Amerikës. “Shtypi po vepron sikur të ketë ndonjë rregull të shkruar diku se pressidenti nuk lejohet të sulmojë shtypin, edhe kur ai është gabim. Presidenti Trump e di se besimi ndaj shtypit është në nivelin më të ulët dhe ai po e shfrytëzon këtë”.

Presidenti “po shfrytëzon prirjet negative për shtypin që ekzistonin para ardhjes së tij në pushtet”, shprehet kryeredaktori i anketave të firmës Gallup, Frank Newport.

Gjithsesi “dua të theksoj se kemi parë qëndrime tejet negative ndaj shtypit për një numër vitesh, shumë para se Trumpi të mendonte të vinte kandidaturën për president”, i tha ai Zërit të Amerikës. “Nuk ka dyshim për këtë: shumë amerikanë, të pyetur për shtypin, thonë se ai është i njëanshëm”.

Dallime partiake

Sipas një ankete të firmës Quinnipiac të kryer më 9-13 gusht, 51% e votuesve republikanë shprehen se shtypi është armik i popullit dhe jo një pjesë e rëndësishme e demokracisë. Vetëm 26% nga gjithë të anketuarit kishin këtë mendim.

Anketa po ashtu tregoi se 44% e votuesve amerikanë ishin të shqetësuar se kritikat e presidentit ndaj shtypit do të çojnë në raste dhune ndaj gazetarëve. Të ndara në baza partiake, shifrat tregojnë se 76% e demokratëve ndihen të shqetësuar, ndërsa 80% e republikanëve nuk ndihen të shqetësuar. Nga ata pa lidhje partiake, 55% ndihen të shqetësuar.

Aadministrata e presidentit Trump thotë se një numër i madh mediash i trajtojnë ata padrejtësisht. Ndërsa gazetarët thonë se të jesh objekt i kritikave të presidentit është pjesë e punës së tyre, etiketimi i tyre si armik i popullit, një shprehje që barazohet me miziritë e Stalinizmit, është i papranueshëm.

Acarimi u pa qartë gjatë një konference shtypi më 2 gusht kur gazetari i CNN-it, Jim Acosta i kërkoi zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders të deklaronte se “shtypi nuk është armik i popullit”.

Zëdhënësja Sanders nuk pranoi të deklaronte, por u përgjigj duke thënë se ajo është sekretarja e parë e shtypit që ka nevojë për ruajtje nga “Shërbimi Sekret”, pjesërisht duke fajësuar gazetarët për këtë.

FILE - White House press secretary Sarah Huckabee Sanders calls on a member of the media during the daily press briefing at the White House, July 18, 2018, in Washington.
FILE – White House press secretary Sarah Huckabee Sanders calls on a member of the media during the daily press briefing at the White House, July 18, 2018, in Washington.

“Shtypi më ka sulmuar personalisht në një numër rastesh, siç ka bërë stacioni juaj”, iu përgjigj zëdhënësja Sanders gazetarit të CNN-it.

Për disa kritikë, faji për mungesën e civilizimit, bie plotësisht mbi presidentin.

“Në se je konservator i vërtetë, atëhere duhet të respektosh institucionet amerikane, siç është shtypi i lirë, drejtësia dhe organet e rendit, që na kanë shërbyer kaq mirë gjatë shekujve. Dhe presidenti po përpiqet t’i shkatërrojë ato”, i tha Zërit të Amerikës profesori i historisë i universitetit “American University” në Uashington, Allan Lichtman. “Të urojmë që kjo mos të jetë norma e re, por një përjashtim, që nuk e kemi parë prej kohe në Amerikë”, thekson ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button