☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.39 ▼0.98%
ARI 4,855 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,577 ▲ +0.23% ETH $2,335 ▼ -1.46% XRP $1.3653 ▲ +0% SOL $83.8900 ▼ -2.62%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.39 ▼0.98 % ARI 4,855 ▲0.09 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.39 ▼0.98 % ARI 4,855 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
roze

Shuhet Joe Cocker

Vdes në moshën 70-vjeçare këngëtari Joe Cocker, autori i “You can leave your hat on”,  “Unchain my heart” e të tjera këngëve që gjithsecili ka dëgjuar të paktën një herë në jetë.

1419273074joecockerVdekja e tij është konfirmuar nga manaxheri i këngëtarit, Barrie Marshall i cili nuk saktësoi shkaqet e vdekjes, por tha se ato ishin ende të paqarta.

“Ai ishte unik dhe do të jetë e pamundur që të mbushet hapësira e lënë bosh prej tij në zemrat tona”, tha ai.

I njohur për zërin e tij të veçantë, Joe nisi të këndojë në vitet 1960 nëpër lokalet e natës në Sheffield, vendlindjen e tij, për të arritur majat shumë shpejt, falë talentit dhe zërit.

Vitin e kaluar ndërmori një turne koncertesh nëpër Europë, për ta mbyllur këtë qershor në Hammersmith, në Londër, që do të rezultonte edhe koncerti i tij i fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.