🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.68 ▲0.24%
ARI 4,694 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,375 ▲ +2.97% ETH $2,135 ▲ +4.08% XRP $1.3332 ▲ +2.72% SOL $81.2500 ▲ +2.55%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.68 ▲0.24 % ARI 4,694 ▲0.2 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.68 ▲0.24 % ARI 4,694 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shullazi 5 ditë në Itali, Akuza: Sekuestroni kamerat në port

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar Policinë e Shtetit, që të verifikojë kamerat e sigurisë në portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për periudhën 23 janar dhe 28 janar 2016, periudhë kjo kur Emiljano Shullazi është larguar në drejtim të Italisë me një automjet. Këto pamje filmike tashmë janë sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe se ndodhen në dosjen hetimore.Nga pamjet filmike ka rezultuar se Shullazi ka udhëtuar drejt italisë në 23 janar, ku pas 5 ditë qëndrimi në këtë shtet, ai është kthyer në datën 28 janar në Shqipëri.

Pikërisht prania e tij në portin e Durrësit në muajin Janar të këtij viti është bërë shkak i një debate politik mes PD dhe PS, ku opozita ka akuzuar drejtorinë e doganave se nuk ishte skanuar makina e Shullazit.Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Zv/Drejtorit të Përgjithshëm Besmir Qibini,që përpiqen ta lidhin atë me favorizim të personave të caktuar, raporton “Shqiptarja.com”

Sipas deklaratës së z.Alibeaj, me ndikimin e Zv/Drejtorit Qibini nuk është kontrolluar mjeti me të cilin shtetasi E.Shullazi udhëtonte nga Pika e Kalimit Kufitar Durrës. E vërteta është krejt ndryshe dhe rrëzon çdo përpjekje të Partisë Demokratike për të përbaltur strukturat e shtetit,”-thuhet në deklaratën e DPP.

Sipas Drejtorisë së doganave, makina e Shullazit i është nënshtruar skanimit, sipas procedurave standarde të punës. Për këtë, DPP ka vënë në dispozicion të medias edhe dokumentin e urdhër skanimit si dhe foton e mjetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.