☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,534 ▲3%
DOW 46,371 ▲2.55%
NASDAQ 21,614 ▲3.94%
NAFTA 101.84 ▼1.01%
ARI 4,713 ▲3.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,916 ▲ +2.22% ETH $2,098 ▲ +3.78% XRP $1.3455 ▲ +1.89% SOL $82.7200 ▲ +0.55%
S&P 500 6,534 ▲3 % DOW 46,371 ▲2.55 % NASDAQ 21,614 ▲3.94 % NAFTA 101.84 ▼1.01 % ARI 4,713 ▲3.41 % S&P 500 6,534 ▲3 % DOW 46,371 ▲2.55 % NASDAQ 21,614 ▲3.94 % NAFTA 101.84 ▼1.01 % ARI 4,713 ▲3.41 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Si do bëhet reforma e pagave në administratë, efektet në buxhet llogariten këtë vit

Qeveria do të reformojë strukturën e pagave në administratën publike dhe efektet që do të ketë kjo nismë në buxhet pritet që të përllogariten këtë vit nga Departamenti i Administratës Publike dhe Ministria e Financës dhe Ekonomisë. Kjo do të mundësojë që të bëhet e ditur më hereët para zbatimit efekti i reformës.  Në një projekt dokument zyrtar qeveria pranon se falë një mbështetje të hershme të projektit IPA 2014  “Zbatimi i reformës së shërbimit civil në administratën publike” i cili ndër objektivat specifikë të tij përfshin, forcimin e menaxhimit dhe kapacitetit mbikëqyrës të DAP-it në zbatimin e shërbimit civil dhe reformës së pagave, është hartuar një studim analitik, në mënyrë që të përcaktohet rruga për zbatimin e elementeve të rinj të sistemit të pagave të miratuar nga LSHC.

“Ky dokument përmban dy nën rregullime sa i takon strukturës së re të pagave në administratën publike, konkretisht (i) zbatimin e strukturës së re të pagave sipas legjislacionit të shërbimit civil dhe (ii) vendosjen e standardeve që do të shërbejnë si udhërrëfyes për përcaktimin e pagave për të gjithë administratën publike, duke mbajtur në konsideratë parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë” si dhe shpërblimin e drejtë për përgjegjësinë dhe impaktin që jep puna e gjithë secilit në realizimin e funksioneve dhe detyrave të institucionit” thuhet në projektplanin kombëtar të integrimit 2020-2022.

Në të njëjtin dokument nënvizohet se për të diskutuar këtë draft dokument si dhe reformën e pagave, Departamenti i Administratës Publike ka organizuar më herët në vitin 2019 takime, ku morën pjesë nëpunës civilë të niveleve të larta nga ministritë e linjës. “Gjatë takimit, DAP prezantoi gjendjen aktuale të strukturës së pagave në shërbimin civil dhe draftin e politikave për diskutim. Në këtë tryezë morën pjesë më shumë se tridhjetë pjesëmarrës dhe u arrit në përfundimin se me qëllim diskutimin e mëtejshëm, ishte nevoja për një takim më të strukturuar me stafin kryesor menaxherial nga ministritë. Si rezultat, DAP organizoi një tryezë të rrumbullakët me ekspertë kryesorë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe disa ministri të tjera. Takimi ishte produktiv (efektiv) për kuptimin më të mirë të politikës së propozuar të pagave dhe ndarjen e ideve në përmirësimin e skemës dhe nxitjen e një bashkëpunimi më të mirë për të ardhmen” thuhet  në projektplanin 3 vjeçar.

Ndër të tjera qeveria pranon se dokumenti për reformën e pagave pas finalizimit do të diskutohet mes DAP në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë përgjatë vitit 2020 do të llogarisë implikimin në buxhet në këtë reformë të pagave në mënyrë që të zbatohet plotësisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.