Kronika

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës në Kamëz, rinisin kërkimet për trupin e tij, shkak konfliktet e vëllait

Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës, i cili u mor peng dhe u vra në 17 janar të këtij viti në Kamës.

Kërkimet kanë nisur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, me ndihmën e FNSH-së, me një qen gjurmues.

Mësohet se kërkimet janë përqendruar në fshatin Pjezë në Shijak. Për vrasjen e Jan Prengës deri tani në pranga kanë rënë 6 persona.

Ndër të tjera hetuesit kanë arritur në përfundimin se Jan Prenga që u rrëmbye pranë banesës së tij në Kamëz, më 17 Janar të këtij viti, u çua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Sipas fotove nga kamerat e sigurisë, Prenga mendohet se u dhunua derisa humbi jetën. Asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.

Kujtojmë që për ngjarjen janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj.Janë edhe persona të tjerë, të dyshuar të përfshirë në ngjarje, për të cilët është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.

Sipas hetuesve, familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

Edhe pse kërkimet ka disa ditë që kanë nisur, mirëpo kanë qenë pa rezultat.

Dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur, për shkak konflikteve të vëllait të tij.

Ka dyshime se pengmarrësit nuk kanë dashur që ta vrasin Jan Prengën, por gjithçka ka dalë jashtë kontrollit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button