Si do të ishte sot Marylin Monroe?
Një fotograf ka menduar se si do të ishte sot ikona e ekranit Marilyn Monroe, pa dyshim që do të preferonte Instagramin.
Daniel Sachon, një student 20-vjeçar në Central St Martins, në Londër ka krijuar ekzibicionin e parë me Suzie Kennedy, një modele angleze e cila ka mjaft ngjashmëri me ikonën bjonde të historisë.
“Disruptive Innovation”,titullohet ekspozita e tij, ku duket Marilyn që reklamon Sturbucks, si shumë yje të ditëve të sotme, apo duke luajtur me një iPhone.
“Koncepti pas këtyre fotove është të shohësh Marilyn dhe magjepsjen e brezit sotëm prej saj, dhe në përgjithësi nostalgjinë që ka brezi ynë inovativ dhe fiksimi me të shkuarën. Po mendoja se si do të ishte Marilyn sot, në një botë ku fama është më e rastësishme se kurrë, dhe lidhjet me firmave dhe VIP-ave është më e fortë se më parë”, rrëfen Daniel.