🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 18 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $76,250 ▲ +1.28% ETH $2,359 ▲ +0.68% XRP $1.4376 ▲ +0.12% SOL $87.1000 ▼ -0.82%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
18 Apr 2026
Breaking
Bota

Si do të transformohet ekonomia e Kinës drejt zhvillimit cilësor?

Shumë ekonomistë dhe zyrtarë qeveritarë propozojnë uljen e rëndësisë që i jepet rritjes së GDP-së dhe transformimin e mënyrës së rritjes, duke thelluar reformat strukturore dhe krijimin e motorëve të rinj të rritjes për të realizuar zhvillimin cilësor të ekonomisë kombëtare.

Në forumin e organizuar të enjten në Pekin me temën “Ekonomia e re në epokën e re”, presidenti i nderit i Shkollës së Menaxhimit Guanghua të Universitetit të Pekinit, Li Yining, u shpreh se varësia nga metodat e vjetra është bërë pengesa kryesore që ndikon në transformimin e modelit të zhvillimit ekonomik të Kinës.

“Rruga e vjetër karakterizohet nga dhënia e një rëndësie të lartë normës së rritjes ekonomike. Megjithëse metoda e re është paraqitur prej kohësh, ajo nuk është zbatuar aktivisht. Kjo ka ndodhur për shkak të dyshimeve dhe mungesës së guximit për të zbuluar metoda të reja. Prandaj, kthehemi përsëri te rruga e vjetër dhe praktikat e mëparshme. Këtë kanë luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi. Tani, duhet të veprojmë për të ndryshuar sistemin e vlerësimit ku shpejtësia e rritjes vihet si kriter thelbësor,” tha Li.

Por, nga duhet filluar puna për të nxitur zhvillimin cilësor ekonomik? Lidhur me këtë, zv./drejtori i Grupit të Punës Ekonomike Financiare pranë Komitetit Qendror të PKK-së, Yang Weimin, thotë se puna duhet filluar nga transformimi i mënyrës së rritjes ekonomike.

“Gjatë fazës së zhvillimit cilësor, konsumi mund të jetë forcë kryesore e rritjes ekonomike. Kjo mund të arrihet kur konsumi i shumëllojshëm dhe individual do të jenë prirja kryesore dhe shtresa e mesme do të përbëjë grupin kryesor që kontribuon për këtë. Ndërkohë nga pikëpamja industriale, duhet të zhvillohen më shumë industritë e reja dhe novatore të bazuara mbi teknologjitë e reja. Nga zinxhiri i vlerave, të ardhurat do të vijnë kryesisht nga majat e mesme dhe e larta që përparojnë nëpërmjet zhvillimit të gjelbër dhe me lëshim të ulët të karbonit. Për prodhimin, duhet bashkëveprimi i disa faktorëve të rinj si teknologjia e lartë, sektori i teknologjisë së informacionit, ‘big data’ me elementë tradicionalë si puna, kapitali, toka, energjia, burimet natyrore etj,” tha Yang.

Në mbledhjen e Konferencës Qendrore Ekonomike që u zhvillua së fundi në Pekin, u paraqitën tre transformime për të nxitur zhvillimin cilësor: “transformimi i cilësisë, efikasitetit dhe i forcave nxitëse”.

Zv./ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit të Kinës, Xi Guobin, vuri në dukje se në sektorin e manifakturës ekzistojnë ende probleme që lidhen me novacionin e dobët dhe varësinë nga teknologjia që importohet nga tregjet e huaj.

Sipas tij, për të realizuar transformimin e efikasitetit duhet të hiqen në radhë të parë pengesat sistemore, duke kombinuar forcat e tregut dhe të qeverisë për të nxitur gjallërinë e ndërmarrjeve. Kurse transformimi i forcave nxitëse kërkon shfrytëzimin e faktorëve të rinj prodhues në bazë të novacionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.