Home/Te ndryshme/Si e përballojnë kafshët dimrin? Te ndryshme Si e përballojnë kafshët dimrin? January 7, 20150 Less than a minute Facebook X LinkedIn Tumblr Pinterest Reddit VKontakte Odnoklassniki Pocket Shqarthi, që bën pjesë në një familje me kunadhen, ka në dimër një gëzof veçanërisht të trashë, që merr edhe ngjyrën e bardhë. Në këtë mënyrë atá mund të fshihen shumë më mirë në strofkullën prej dëbore. Kur jashtë bën ftohtë, njerëzit kalojnë më shumë kohë në shtëpi dhe e gradojnë si duhet kaloriferin. Por ç’bëjnë kafshët? Fokat p.sh. mbrohen nga të ftohtit përmes një shtrese të trashë dhjami. Por kur uji fillon të ngrijë, ato kujdesen, që në sipërfaqen e tij të mbeten disa të çara, prej nga ato mund të marrin frymë. Shumë kafshë në dimër „vishen trashë“: ato krijojnë një gëzof të dendur dhe të ngrohtë dimëror. Këtë e bëjnë edhe këto deve, gëzofi i të cilave në stinën e ftohtë të vitit është plot qime të gjata. Kjo për faktin se në atdheun e tyre në thatësirat e Azisë Qendrore në dimër temepraturat arrijnë nën minus 30 gradë. Shqarthi, që bën pjesë në një familje me kunadhen, ka në dimër një gëzof veçanërisht të trashë, që merr edhe ngjyrën e bardhë. Në këtë mënyrë atá mund të fshihen shumë më mirë në strofkullën prej dëbore. Gjatë stinës së ftohtë arinjtë e murmë bien në letargjinë dimërore: ata tërhiqen në strofkullat e tyre dhe flenë. Për të kursyer energji, ata e ngadalësojnë rrahjen e zemrës dhe ritmin e metabolizmit. Megjithatë ata zgjohen herë pas here dhe dalin të kërkojnë ushqim. Arushat i pjellin këlyshët e tyre gjatë letargjisë së dimrit. Iriqët jo vetëm që bien në letargji dimërore, por ata e kalojnë gjithë dimrin në gjumë: Temperatura e trupit të tyre ulet ndjeshëm. Ata gjatë dimrit nuk hanë gjë dhe ushqehen prej shtresës së dhjamit që kanë akumuluar. Nëse dikush i trazon kafshët në gjumin e dimrit ato mund edhe të ngordhin. Gjumi i dimrit tek brejtësit zgjat madje gjashtë muaj ose edhe më shumë. Në zgavrat nëntokësore brejtësit vërshojnë së bashku në grupe. Ata marrin frymë vetëm dy herë në minutë. Temperatura e trupit të tyre ulet në pesë gradë. Madje volumi i stomakut dhe i zorrëve të tyre përgjysmohet. Lakuriqët e natës gjatë gjithë dimrit qëndrojnë në tavan. Edhe ata e kalojnë stinën e ftohtë nëpër shpella. Për t’u ngrohur lakuriqët e natës mblidhen fort rreth njëri-tjetrit. Të ngrohësh njëri-tjetrin, kjo është një strategji e preferuar jo vetëm prej kafshëve, që bien në letargjinë e dimrit. Kjo për faktin se kontakti mes trupave jep ngrohtësi. Për këtë qëllim këto mangusta lilipute në kopështin zoologjik mblidhen gushë më gushë, sepse e kanë të vështirë ta përballojnë dimrin e ftohtë të Gjermanisë. Ato e kanë orgjinën nga savanat e gjelbëra të Afrikës. Nëse kanë ftohtë zogjtë shtegtarë shtegëtojnë drejt hapësirave më të ngrohta. Këta lejlekë të bardhë i kalojnë pushimet e dirmit në parkun kombëtar Serengeti në Afrikë. Të tjerë lejlekë të bardhë shtegëtojnë deri në Afrikën e Jugut, rreth 10.000 kilometra më larg. January 7, 20150 Less than a minute Facebook X LinkedIn Tumblr Pinterest Reddit VKontakte Odnoklassniki Pocket Share Facebook X LinkedIn Tumblr Pinterest Reddit VKontakte Odnoklassniki Pocket Share via Email Print