Si (nuk) hahet sushi, ja rregullat për të mos bërë figurë të keqe
Preferenca e kuzhinave të huaja po bëhet gjithnjë e më shumë e lakmueshme nga shqiptarët.
Por për hir të së vërtetës, konsumimi i gatimeve jotradicionale ka rregullat e tij. Sushi për shembull ka veçori të hahet me shkopinjtë kinezë, por jo vetëm kaq … rregullat e tjera të ngrënies së tij ju ftojmë t’i zbuloni më poshtë
Është pjata më e njohur e kuzhinës japoneze, aq shumë e famshme sa edhe picat. Versioni më i zakonshëm i kësaj pjate është ai në formë “varke” me oriz të mbuluar me peshk krudo (jo gjithmonë), që me siguri keni pasur rastin ta shijoni nëpër restorantet e huaja që ndodhen në vendin tonë e më së shumti në Tiranë. Por a e dini në të vërtetë se si hahet sushi? Nuk është e vështirë. Mjafton të ndiqni indikacionet e mëposhtme, të cilat më parë janë publikuar nga “The World’s Best Ever”:
- Merreni sushin me shkopinj dhe me gishta. Mundet ta hani edhe kështu, pasi lejohet.
- Zhyteni në mënyrë delikate sushin në salcën e sojës, nga ana e peshkut, duke shmangur njomjen e orizit.
- Kur ta çoni sushin në gojë, sigurohuni që gjuha të prekë anën e mbështjellë nga peshku, të cilën e lyet me sushi.
- Merreni sushin nga pjata duke rrotulluar shkopinjtë, në mënyrë që të mos përdorni majat e tyre (që rrjedhimisht do të futen në gojë).
- Për të thënë se keni mbaruar, vendosini shkopinjtë paralel në tasin me sojë.
Gjashtë gjërat që nuk duhet të bëni
- Mos i fërkoni shkopinjtë me njëri-tjetrin për të pastruar mbetjet e orizit dhe të peshkut.
- Mos hani vetëm gjysmën e një sushi, pra ju duhet ta konsumoni atë me një kafshatë të vetme.
- Mos i vendosni gjethet e xhenxhefilit mbi peshk si një lloj dekori (xhenxhefili hahet nga një kafshatë sushi në tjetrën, për ta përgatitur qiellzën e gojës për një shije të re).
- Mos e zhytni të gjithë pjesën e një sushi te soja, si të fusnit një biskotë në kafe apo çaj.
- Mos e fusni wasabi-n (lloj salce e verdhë e traditës japoneze) te soja. Wasabi duhet të futet direkt te sushi.
- Mos ia jepni paratë në dorë shefit, sepse ai nuk mund t’i prekë ato (ky është një rregull i vlefshëm për sushi-bar, ku ai që shërben aty është një sushi shef).
Historia e sushit
Sushi u prezantua në Japoni në shekullin XVIII, nga Azia Juglindore dhe Kina Jugore. Sipas Ole Mouritsen, një biofizikan nga Universiteti Syddansk i Danimarkës, i cili i ka dedikuar jetën studimit të këtij ushqimi, sushi në fillim ishte një lloj mënyre e konservimit të peshkut në mungesë të frigoriferit. Duke e vënë atë mes shtresave të orizit, të gatuar me pak uthull, përmirësoheshin le të themi kushtet e jetës së baktereve të acidit litik dhe për pasojë fermentimi i peshkut, që në këtë mënyrë mund të konservohej më gjatë. Dalëngadalë procesi i fermentimit të peshkut u eliminua dhe kështu lindi zakoni i të ngrënit krudo, pra sushi.
Sushi në Perëndim
Me siguri do të pyesnit se kur e zbuluan dhe e provuan për herë të parë sushin perëndimorët? Shumë historianë kanë rënë në një mendim se kjo gjë ndodhi në vitin 1953, kur princi Akihito ua ofroi disa oficerëve amerikanë gjatë një pritjeje në ambasadën japoneze në Uashington. Këtë fakt e ka publikuar edhe Milwaukee Journal. Tani Sushi serviret në lloje të shumta dhe shërbehet si një ushqim i zgjedhur në restorantet “high class”
Burimi: Focus